LAJMI I FUNDIT:

Legjendari DeLorean rikthehet si një veturë sportive elektrike

Legjendari DeLorean rikthehet si një veturë sportive elektrike

Vetura e famshme DMC DeLorean nga ekskluziviteti “Back to the Future” do të “ringjallet” në formën e një veture sportive elektrike.

Në një mesazh në Twitter nga kompania që zotëron të drejtat e markës DeLorean, DeLorean Motor Company, konfirmon mbërritjen e veturës elektrike me derën gullwing.

Projekti i DeLoreanit të ri dhe të avancuar përfshin kompaninë Intaldesign, e themeluar nga Giorgetto Giugiaro, dhe ky është vërtet një lajm i mrekullueshëm sepse ishte Giugiaro ai që “nënshkruan” dizajnin e DeLorean origjinal.


Historia e DeLorean është e njohur, dhe ai fitoi famë në filmat “Back to the Future”. Nga ana tjetër, DeLorean Motor Company është një kompani e themeluar në vitin 1995 nga britaniku Stephen Wynne, dhe ofron riparime dhe rikonstruksione të makinave origjinale.

Kompania pati disa përpjekje për të rikthyer në jetë veturën legjendare, në vitin 2016 u prodhuan kopje dhe në vitin 2011 u shfaq një version elektrik me 200 kuaj/fuqi.

Megjithatë, këtë herë, yjet duhet të mbivendosen në një mënyrë ideale. /Telegrafi/