Federata Evropiane e Gazetarëve ka reaguar për deklaratat që ka bërë bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu.
Përmes Twitter-it ata kanë kërkuar nga Sadriu të ndalojë sulmet ndaj gazetarëve.
“EFJ i bën thirrje Prindon Sadriut t’i ndalojë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez.
Ndryshe, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj Prindon Sadriun, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve.
Sipas komunikatës për medie, AGK është e alarmuar me gjuhën denigruese të Prindon Sadriut, që ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.
Ndërkaq pas kësaj Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ai asnjëherë nuk synon të cenojë gazetarinë profesioniste, dhe se statusi i tij i mbrëmshëm është devijuar qëllimshëm nga disa.
Sadriu në sqarimin e bërë ka thënë se kur njerëzit e zëmrës përballen me sulme të vazhdueshme, atëherë ai nuk mund të heshtë para padrejtësisë. /Telegrafi/
Kosovo: the European Federation of Journalists @EFJEUROPE calls on @PrindonSadriu to stop his constant attacks on journalists.@AGK_AJK @IFJGlobal #Kosovo #Trumpism https://t.co/mSIbUqKf8U
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) February 10, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251