LAJMI I FUNDIT:

A mundet BMW iX i ri të jetë më i shpejtë se SUV-ët e tjerë elektrikë më luksozë?

A mundet BMW iX i ri të jetë më i shpejtë se SUV-ët e tjerë elektrikë më luksozë?

SUV-të elektrikë me një vlerësim premium janë një produkt i kërkuar sot, dhe Tesla Model X nuk ka qenë i vetëm për një kohë të gjatë.

Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më i fundit në ofertë është BMW iX, por edhe më i shtrenjtë.

Por kur bëhet fjalë për superlativat, nuk duhet harruar edhe Audi dhe Mercedes.


Kështu, kandidati i Audi-t rezultoi më i shpejti në garën e parë. Me një hendek minimal, BMW iX u rendit në vendin e dytë. Në garat e tjera, Audi duhej t’ia jepte fronin rivalit vendas.

Dhe po, kandidati i Mercedes, i cili është edhe më i liri, përfundoi i fundit në të gjitha garat.

Sa i përket Teslës, le të themi se në garë nuk mori pjesë ajo me performancë më të mirë Plaid, e cila ende nuk ka konkurrencë reale për sa i përket përshpejtimit. /Telegrafi/