LAJMI I FUNDIT:

Lehtësohet masat për vizita familjare në burgjet e Kosovës

Lehtësohet masat për vizita familjare në burgjet e Kosovës
Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të burgosurve dhe stafit, nga data 08 shkurt 2022 do të marr këto masa lehtësuese:

“Vizita familjare për të burgosur në institucionet korrektuese lejohet për 2(dy) persona të rritur dhe 1(një) fëmijë”.


“Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse”.

“Secili vizitor para se të hyjë në institucionin korrektues, duhet të dëshmojë certifikatën për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID -19 jo me i vjetër se 48 orë”.

“Për fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për COVID 19”.

“Lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të dëshmoj testin për COVID-  19, në rast se testi rezulton pozitiv, i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues”.

“Lejohen vizitat në lokalet e veçanta në institucionet korrektuese”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori