Paola Fallai
Këto dy vite pandemie, me numrin e llahtarshëm të vdekjeve që po i afrohet gjashtë milionëve, i kanë përplasur në fytyrë vdekjen një bote që donte ta harronte. Megjithatë, jemi bij të qytetërimeve tepër të lashtë, që kanë ditur të ndërtojnë rite, kulte, tradita mbi përfundimin. Për mijëvjeçarë jemi ngushëlluar me jetën e përtejme; vetëm në dhjetëvjeçarët e fundit e këtejshmja fitoi, duke fshirë nga përfytyrimet tona jo vetëm vdekjen, por edhe pleqërinë, rënien e pashmangshme.
Ja, e pashmangshme është mbiemër që Jeff Bezos nuk mund ta durojë. Miliarderi amerikan që me Amazonin ka përdredhur të gjithë zakonet tona të blerjes (duke i vërtetuar postave të gjithë botës që po, pakot mund edhe të arrijnë), nuk është mjaftuar me Tokën tonë të shkretë. E dini që projekte të rëndësishme private të hapësirës mbajnë emrin e tij. Nuk është mjaftuar të fitonte shumë më tepër se një shtet, 81 miliardë vetëm gjatë kësaj pandemie, sa do të mjaftonin për tri doza vaksinash për të gjithë banorët e tokës. Jo, tashmë ka vendosur të investojë tre miliardë në një sipërmarrje të re që merret me “luftën kundër pleqërisë” dhe “ripërtëritjen qelizore”. Do të zgjasë jetën së paku për 50 vite, sa për të filluar.
Për të mos zhgënjyer ngazëllimin e tij, do të ishte mirë që këshilltarët e tij të mos i thonin që pavdekësia është një mit i ndjekur nga sumerët e mbrapa, duke kaluar përmes Platonit, duke mënjanuar Frankenshtajnin dhe duke u ulur mbi portretin e Dorian Gray. Madje do të ishte interesante të dihej se çfarë do të dëshironte të bënte me përfundimet e hamendësuara të një kërkimi kaq të pasur.
Një e milionta e atij fondi do të mjaftonte për të filluar kërkimet mbi sëmundjet e rralla që pak i mbështesin. Besojmë që Bezzos recetën e hamendësuar kundër pleqërimit do ta vë në dispozicion të njerëzimit kokëfortë që kundërshton pleqërimin. Jemi të gjithë me të, njeriun e mundësive të pafundme, sepse edhe ne mendojmë se vdekja është një bezdi e padurueshme. /Burimi: “Corriere della Sera”/Përktheu: Eugjen Merlika/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite