Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj MASHT-it dhe institucioneve tjera lidhur me pagesën e 32 zyrtarëve serb të cilët nuk shkojnë asnjë ditë në vendin e tyre të punës.
SBASHK ka thënë se ky veprim i MASHTI-t, por edhe i ministrive e institucioneve tjera, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës.
“Njëkohësisht që nga shtatori kemi bërë kërkesa e apele të ndryshme edhe SBASHK-u edhe DKA- Fushë Kosovë për 53 punëtorë arsimor të cilët nuk marrin paga edhe pse punojnë që nga shtatori i vitit 2020 e disa edhe më herët, ku në mesin e tyre janë 5 punëtorë teknik të cilët e mirëmbajnë shkollën çdo ditë por nuk marrin paga”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Dikë po paguani pa punuar fare e për kolegët tanë me sëmundje të rënda nuk po keni buxhet. Është mirë që mediet e bën publik faktin se në MASHTI janë 32 zyrtarë serbë që paguhen pa shkuar as edhe një ditë të vetme në vende të punës. Ky veprim i MASHTI-t, por edhe i Ministrive e institucioneve tjera, që besojmë se ka raste të tilla, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës, ka mjete, kurse për kërkesën e përsëritur shumë herë nga SBASHK në takimet me MASHTI-n që të gjenin mjete dhe të zgjidhet në mënyrë të drejtë çështja e punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, as që gjetën kohë të debatojnë pak më seriozisht as MASHTI e as Qeveria.
Njëkohësisht që nga shtatori kemi bërë kërkesa e apele të ndryshme edhe SBASHK-u edhe DKA- Fushë Kosovë për 53 punëtorë arsimor të cilët nuk marrin paga edhe pse punojnë që nga shtatori i vitit 2020 e disa edhe më herët, ku në mesin e tyre janë 5 punëtorë teknik të cilët e mirëmbajnë shkollën çdo ditë por nuk marrin paga. Situatë edhe më keqe është në komunën e Mitrovicës ku kemi mbi 100 punonjës arsimor që nuk marrin paga dhe nuk figurojnë fare në listën e pagave, prandaj edhe një herë kërkojmë nga MASHTI, gjegjësisht Qeveria e Kosovës që të bën një zgjedhje urgjente për këta të punësuar, të cilët çdo ditë e kryejnë punën e vet por ka pesë muaj që nuk marrin paga.
Do kujtuar se në vitin e kaluar mësimor pas angazhimit të përbashkët të SBASHK-ut dhe Ministrit Likaj e zëvendësministrit Rexhaj nga Qeveria Hoti u gjet mbështetja dhe u ofrua një zgjidhje e përkohshme (për vitin shkollor 2020/2021) për 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda me shpresën se do të punohej për një zgjidhje të përhershme duke kryer kështu institucionet obligimin e tyre njerëzor e moral për këta njerëz, që detyrohen të shkojnë në institucione arsimore duke qenë të vetëdijshëm se pak mund të kontribuojnë, por u duhet ta ruajnë vendin e punës dhe kafshatën e bukës për familjet e tyre dhe për të blerë ilaçet.
SBASHK, pa dashur të përzihet në politika të mëdha a të vogla të shtetit tonë, konsideron se nëse për dikë, pa marrë parasysh arsyet politike e çfarëdo qofshin ato, gjenden mjete për paga pa shkuar as edhe një ditë në punë, atëherë është obligim moral e njerëzor që të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimorë me sëmundje të rënda që ta gëzojnë mbështetjen e shtetit, të marrin mbështetje të dinjitetshme materiale, të kenë kohë të merren me sëmundjen e tyre e të zëvendësohen me kuadro gjegjëse e që janë duke pritur me vite për një vend pune e gjithashtu të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimor që me muaj të tërë punojnë e nuk paguhen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime