Bordi i Radio Televizonit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, për shkarkimin e Mentor Shala nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Po ashtu, Bordi në mbledhjen e mbajtur aprovoi raportin tre mujor financiar për periudhën raportuese Tetor – Dhjetor 2021.
“Z. Shala gjatë kohës së kryerjes së detyrave në RTK, në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Rregulloret e Brendshme të RTK-së, qoftë duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe aktet e brendshme apo duke mos ruajtur paanshmërinë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e U.D Drejtorit të Përgjithshëm për shkarkim që e ka aprovuar Bordi i RTK-së
Propozim vendimi për shkarkimin e Shala nga pozita e zëvendësdrejtorit të RTK-së bazohet në nenin 33 paragrafi 1.2, nenin 31 paragrafi 2 nënparagrafi 2.2 dhe nënparagrafi 2.3, të Ligjit 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës (G.Z. nr. 7, 27 prill 2012), nenin 8 paragrafi 2, nenin 19 paragrafi 9, nenin 20 paragrafi 12 dhe 14, nenin 22 paragrafi 1 dhe 2 të Statutit të Radiotelevizionit të Kosovës (nr. 0001/22 të datës 16.01.2022), nenin 7 paragrafi 2 të Rregullores për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Radiotelevizionit të Kosovës (nr. 1355/17 të datës 29.11.2017), nenin 7 paragrafi 1.1, 1.7 dhe 1.21 të Rregullores për Përgjegjësitë Materiale dhe Disiplinore të RTK-së (nr.0736/18 të datës 05.06.2018) si dhe Vendimit të Bordit të RTK-së me Nr. protokolli 0005/22, të datës 19.01.2022 për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Bordi i RTK-së ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së për emërimin e Arsim Halili në pozitën e U.D. Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, deri në përzgjedhjen e kandidatit për këtë pozitë sipas konkursit publik, por jo më shumë se 6 muaj.
“Bordi i RTK-së në mbledhjen e sotme ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e dy sindikatave të punëtorëve në televizion dhe në radio, të cilët i paraqitën pikëpamjet e tyre për sa i përket transmetuesit publik, përderisa sindikata SPRTK nuk iu është përgjigjur pozitivisht ftesës nga Bordi për të marrë pjesë në takim”, thuhet në njoftim.
Bordi i RTK-së siguroi sindikatat e RTK-së se do t’i adresojë shqetësimet e tyre në përputhje me rregullativën e RTK-së sa i përket të drejtave të punëtorëve, transmetimit të sinjalit në gjithë territorin e Kosovës dhe çështje të tjera me rëndësi.
Gjithashtu, Bordi i RTK-së gjatë ditës së sotme, vizitoi ambientet e punës së RTK-së, konkretisht hapësirat e punës në kanalin e parë televiziv, të dytë dhe kanalin e tretë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova