Kur, të enjten e kaluar, në emisionin qendror të lajmeve, Ora Newsi më mësoi plasjen e skandalit “Kosi me fekale”, ndërkohë që ky kos (i thënçin) tregtohet nëpër supermarkete dhe që AKU-ja hesht heroikisht, të enjten e kaluar, pra, m’u kujtua një fjali e shkruar dukshëm në mur, diku rrotull shkollës “Vasil Shanto” para shumë e shumë vitesh. Përse m’u kujtua? Për të mos e ndezur më tepër kureshtjen e ligjshme të lexueseve dhe të lexuesve të sotëm, po ua shkruaj me saktësinë më të madhe: “Hani …ut, qeras qeveria”! (sapo i hoqa kësaj fjale germën e parë për arsye njëherazi morale dhe estetike). Sigurisht, fekalet e kosit të sotëm e kanë një lidhje me …utin e asokohe, madje vetë fjala “fekale”, po ta shkruash e ta shqiptosh me “h” fill pas shkronjës “k”, ta çon mendjen drejt e tek …uti, kështu që këtë arsyetim duhet ta pranojë edhe logjika më elementare.
Ndokush mund të pyesë me të drejtë se cila parti qe në pushtet kur ishte shkruar fjalia e lartpërmendur, socialistja apo demokratikja, cili qe kryeministër, cili qe president republike, pyetje këto deri-diku me vend, por tepër vonë: Fakti që qeveria mund t’i qeraste shqiptarët me …ut, pa e marrë fare vesh këta, u konfirmua pra tani, por qerasjen e bëri mrekullisht të mundur AKU-ja me heshtjen e saj, siç e nënvizova pak më lart, heroike, madje madhërisht heroike! Ç’është e vërteta, më tremb fakti se kësaj here, qeveria – përmes AKU-së, sigurisht, ndofta edhe pa dijeninë e saj – po na “qeraska” ne, shqiptarët, jo falas, por me para në dorë, e thënë troç e copë, çuditërisht ne po e blejmë …utin për ta ngrënë pa e ditur se çfarë hamë!
Sidoqoftë, sot, shprehja “Hani …ut, qeras qeveria” mund ta frymëzojë kreun kremlinesk të qeverisë shqiptar që, me cinizmin e tij cimbithës (pa “y” kjo fjalë në vend të “i”-së së dytë), të shpalosë solidaritetin e tij me mbarë popullin tonë guximtar të pashoq, duke i thënë nga thellësia mallëngjyese e shpirtit: “Bujrum, ta hamë së bashku e na bëftë mirë!” Por, këtu lind një problem shumë serioz: Mirë se po na qeraska qeveria, por …utin e kujt do të hamë?
Përgjigjen duhet ta japin mjekët tanë, por, në veçanti, atë mund ta japin së pari specialistët alergologë: “Para se ta hamë, duhet të bëjmë testin e nevojshëm për të përcaktuar se mos ka njerëz alergjikë ndaj …utit, aq më tepër që jemi mësuar me testet këto dy vitet e fundit. Së dyti, atë mund ta japin edhe specialistët dietologë, të cilët me të drejtë do të druanin se ata njerëz – femra e meshkuj, heteroseksualë e LGBT… – të cilëve …uti do t’iu dukej si ëmbëlsira më fantastike e shekullit, do të hanin aq shumë nga kjo, saqë do të krijonin një vartësi të papërballueshme dhe do të vuanin ëmbëlsisht nga obeziteti duke rrezikuar kështu të bëhen mazohistë! Së treti, përgjigjen në fjalë duhet ta japin me përparësinë më serioze specialistët e shëndetit mendor – psikologë, psikiatër e psikanalistë profesionistë – duke i paralajmëruar …utngrënësit se prirja e tyre për të shijuar me të gjitha shqisat jashtëqitjet njerëzore në veçanti janë pasojë e një çrregullimi psikik, çka në terminologjinë e tyre ka dy emra: koprofili ose skatofagi.
Mirëpo, nga ana tjetër, nën dritën e mençurisë popullore, i grish lexueset e lexuesit e sotëm të më lejojnë që t’u rrëfej historinë e harabelit dhe të bajgës së lopës (një lloj muti bio edhe kjo!): Një ditë dimri të acartë, një harabeli iu tek të fluturonte lart në qiell, por befas një rrymë ajri tejet e ftohtë e mbështolli dhunshëm dhe e ngriu në çast! I gjori harabel nisi të binte poshtë me një shpejtësi të pazakontë, por, për fat të mirë, shkoi e ra bash në mes të një bajge të madhe, të gjerë e të trashë që një lopë gjigante sapo e kishte lëshuar në atë rrugë fshati. Nga ngrohtësia e bajgës, harabeli u përmend, e ndjeu se ku gjendej dhe nxitoi të dilte, madje, me ta parë veten sipër bajgës, u dha fort krahëve dhe u ngrit në ajër, lart e më lart. Ndërkohë, jo larg që andej, një skifter i uritur vinte rrotull për të gjuajtur; papritmas, ai e pikasi harabelin dhe iu vërsul, e kapi dhe e gllabëroi që në ajër me gjithë pupla. Po ta kishte dëgjuar këtë ndodhi fabulisti frëng La Fontaine, do të kishte qëndisur një fabul, morali i së cilës do të ishte: “…uti, le t’themi të vërtetën /Nganjëherë të do të mirën / Aq sa të shpëton edhe jetën!”.
Meqë jetojmë në një demokraci të papërsëritshme, ku individi shqiptar është i lirë të veprojë si të dojë, nëse ju pëlqen, o lexueset dhe lexuesit e mi të sotëm, të hani mjaltë apo mut, zgjidheni vetë, veçse pushtetarët tanë nuk dhjesin mjaltë, siç po e shihni vetë këto vitet e fundit!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës