LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor për periudhën nga 17 – 24 janar

Horoskopi javor për periudhën nga 17 – 24 janar

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.


DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Çelësi i prosperitetit është ndërgjegjja juaj. Mendoni për ndryshimin e biznesit. Ju keni mundësinë të realizoni të gjitha planet dhe idetë tuaja, nëse përqendroheni mjaftueshëm vetëm në to. Kjo është një kohë shumë analitike për ju. Në ditët në vijim do ta stabilizoni situatën financiare.

Shëndeti: Duhet ta ndryshoni rutinën tuaj të përditshme dhe të bëni më shumë lëvizje.

Dashuria: Nëse jeni nervoz, mos u grindni apo debatoni me partnerin, por jini të qetë, ndryshe rrezikoni të krijoni probleme serioze. Tani për tani, keni nevojë për privatësi për të kuptuar problemet tuaja të jetës dhe për të gjetur mënyra për t’i zgjidhur ato. Jini të qetë dhe mos ndani menjëherë gëzimet tuaja me fqinjët, sepse ata janë ziliqarë. Jini të kujdesshëm në fjalët tuaja ndaj njerëzve që i doni.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Për prosperitet është e nevojshme të tregoheni me takt dhe të mos flisni shumë, sidomos tani. Së shpejti do të keni një arritje të madhe financiare. Kini kujdes që planet tuaja të mos shkojnë keq për shkak të një takimi urgjent të papritur me njerëz me ndikim. Dijeni se keni çdo shans për të bërë sa më shumë ndryshime që dëshironi. Ka gjasa të keni probleme për shkak se nuk jeni përpjekur t’i vlerësoni gjërat saktësisht.

Shëndeti: Ndiheni mirë dhe jeni plot energji.

Dashuria: Nëse e teproni me dëshirën për të arritur rregull ose përpikëri, vetëm sa do të ndërlikoni marrëdhëniet me njerëzit që ju rrethojnë. Zakonisht jeni shumë të rezervuar për ndjenjat tuaja, preferoni të fshiheni pas cinizmit apo ndonjë fasade tjetër, por kjo shumë shpejt do të ndryshojë. Mos bëni kompromis me veten për të mos humbur miqtë besnikë dhe për të treguar dobësi ndaj njerëzve më të afërt.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Ju pret një periudhë prosperiteti që do të mbahet në mend për zgjidhjen e shumë problemeve. Kujdes nga njohjet e reja të panevojshme, të cilat çojnë në investime dhe humbje parash. Vendosni një qëllim të qartë dhe konkret dhe filloni realizimin e tij. Më në fund do të merrni informacionin e shumëpritur. Kapërcimi i vështirësive është në favorin tuaj.

Shëndeti: Jini të sinqertë me veten dhe shikoni dobësitë tuaja për të filluar një mënyrë jetese më të shëndetshme. Nuk duhet të hiqni dorë nga asgjë, thjesht mos e teproni në asgjë.

Dashuria: Së shpejti do të ndiheni më energjikë dhe plot dëshirë për veprim aktiv me partnerin. Analiza ju ndihmon të arrini standardet e nevojshme në marrëdhëniet tuaja. Mos rrezikoni dhe jini të qetë, sado që nuk e miratoni atë që po ndodh në marrëdhëniet tuaja familjare.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Paratë janë shpesh një propozim shumë tërheqës, si dhe mendimi se si të fitoni më shumë. Ju përpiqeni për qëllimet tuaja, ndërsa mirësia juaj ndaj kolegëve gjithashtu është në favorin tuaj. Njohuritë dhe informacionet e reja të dobishme ju premtojnë mundësi për afirmim. Jini të durueshëm.

Shëndeti: Do jeni të tensionuar dhe në kufi me nervat, por në fund të javës aspektet planetare premtojnë lehtësim. Pagjumësi e mundshme.

Dashuria: Shfaqja e problemeve shqetësuese të pazgjidhura familjare është tashmë e mundur. Përgatituni për një periudhë të mbushur me emocione të pakëndshme. Nxitimi, veçanërisht në këtë moment, vetëm mund t’ju lëndojë. Ndaloni së shikuari se si ishin gjërat dhe analizoni sa keni tani, dhe më pas mendoni se çfarë doni të bëni me të ardhmen tuaj. Udhëtimi me partnerin ose miqtë tani do të jetë i mirë për ju.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Duhet patjetër të mbroheni nga veprimet e rrezikshme për të shmangur humbjet financiare. Mos planifikoni udhëtime pune. Jini të përgjegjshëm, veçanërisht tani.

Shëndeti: Probleme të vogla të mundshme shëndetësore që lidhen me presionin e zemrës dhe enët e gjakut. Duhet të pushoni më shumë.

Dashuria: Ju nuk mund ta merrni me mend se çfarë mendon dikush, kështu që ju duhet vetëm të jeni të durueshëm dhe të prisni derisa të keni një perspektivë më të qartë. Ju mund të prisni njohje të reja interesante. Çelësi i prosperitetit qëndron në hapjen tuaj ndaj njerëzve përreth jush. Prisni ndryshime të favorshme ose lajme në lidhje me jetën tuaj personale. Gjatë kësaj periudhe, duhet të analizoni çdo fjalë që dëgjoni. Ndikimet qiellore ju inkurajojnë të krijoni të gjitha llojet e planeve dhe skemave për të tërhequr vëmendjen e dikujt.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Duhet të keni më shumë mirëkuptim nëse doni të jeni të suksesshëm. Ndryshimet që po shqyrtoni do t’ju lejojnë të përfundoni detyrat që keni filluar shumë kohë më parë. Nëse keni lënë pas dore gjëra të rëndësishme që lidhen me financat, atëherë do të përfitoni nëse merreni me këtë çështje pa vonesë. Mbroni interesat tuaja.

Shëndeti: Mbani një qëndrim pozitiv, pavarësisht depresionit dhe problemeve të vogla shëndetësore që lidhen me hormonet dhe ndryshimet e humorit, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Jepini vetes kohë dhe jini të durueshëm. Komunikimi me të afërmit ju sjell gëzim që mund të prishet nga detyrimet e pazgjidhura të pakëndshme. Horoskopi paralajmëron se planet tuaja mund të zhvillohen në mënyrë të papritur gjatë kësaj periudhe. Mos u habitni nëse partneri juaj ju ofron një udhëtim në një vend ekzotik.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Mendja juaj tani është shumë më e përqendruar dhe e fokusuar, duke u ndihmuar të orientoni energjinë tuaj në një gjë. Është e mundur të keni armiq, sepse ata nuk mund të marrin më shumë nga ju për shkak të ndjenjave të tyre lakmitare. Aktivitetet tuaja janë të suksesshme dhe do t’ju sjellin njohje të reja dhe të ardhura të mëdha.

Shëndeti: Nervozizmi dhe tensioni alternohen me periudha zbrazëtie dhe rraskapitjeje. Mundohuni të relaksoheni dhe të pushoni më shumë.

Dashuria: Ju mund të ndiheni shumë të tërhequr nga një person i caktuar, por nuk jeni të sigurt se si duhet t’i përgjigjeni qasjes së tij. Nëse jeni të durueshëm, gjithçka do të jetë mirë. Energjia qiellore e ciklit zbulon se planet tuaja kanë nevojë për një drejtim të ri. Mos u tundoni të udhëtoni së bashku nëse ndiheni edhe pak të pakëndshëm.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Analizoni dhe llogaritni projektet tuaja në detaje dhe më pas kaloni në veprim. Për ata prej jush që kanë ide dhe plane të reja – është një ide e mirë t’i ndani ato me njerëzit që mund t’ju ndihmojnë. Aspekti planetar që po formohet mund t’ju inkurajojë të jeni më ekstravagantë sesa mund të përballoni.

Shëndeti: Mund të keni probleme me tretjen, ndaj kujdesuni për dietën tuaj gjatë kësaj periudhe.

Dashuria: Grindjet familjare mund t’ju prishin humorin. Jini të durueshëm, çfarëdo që ndodh rreth jush. Rrethanat aktuale mund t’ju detyrojnë të argumentoni dhe të mbroni këndvështrimin tuaj. Mundohuni të mos bini në depresion, sepse nuk keni mjaft iniciativë dhe nuk jeni mjaft këmbëngulës. Po vijnë lajme që do ju ndryshojnë ndjenjat. Udhëtimi do të jetë freskues. Kini kujdes kur bëni premtime.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Ju u gëzoheni ndryshime të dobishme. Kjo është një kohë e mirë për të investuar paratë tuaja në diçka të rëndësishme – diçka që do t’ju ndihmojë. Do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme për planet tuaja të ardhshme.

Shëndeti: Përkeqësim i mundshëm i çrregullimeve kronike dhe problemeve shëndetësore. Përmbahuni terapisë dhe vendosni rregull dhe disiplinë në rutinën tuaj të përditshme.

Dashuria: Ju mund të prisni sukses në dashuri që mund të kthehet në zhgënjim nëse nuk jeni të kujdesshëm. Ju mund të keni nevojë të qetësoheni gjatë këtij cikli. Në familjen tuaj mund të ketë mosmarrëveshje që mund t’i shmangni për të shmangur pendimin e shkaktuar nga një prej fjalëve fyese të shkëmbyera. Ndikimet qiellore shkaktojnë ringjalljen e disa ndjenjave të brendshme të zhytura thellë. Nëse ju ofrohet një udhëtim që duhet ta realizoni së shpejti, mos e refuzoni.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Përgatituni për një përpjekje mashtrimi financiar, i cili mund të jetë fatal për stabilitetin tuaj nëse e lejoni. Energjia planetare ju ndihmon të vlerësoni përparimin tuaj drejt qëllimeve të caktuara.

Shëndeti: Bëni më shumë shëtitje dhe hani më shëndetshëm, gjë që do t’ju ndihmojë të kanalizoni nivelet e stresit tuaj të përditshëm.

Dashuria: Tensionet ju mbajnë larg nga qetësia, por ju duhet ta arrini qetësinë me çdo kusht – pikërisht tani. Kini kujdes në komunikim me njerëzit përreth jush, veçanërisht në familjen tuaj. Jini të durueshëm, jo agresiv. Lumturia e palëkundur do t’ju çojë drejt suksesit. Së shpejti do të ketë një ndjenjë të mrekullueshme harmonie dhe mund të ketë disa ndryshime befasuese dhe ngjarje të reja rreth jush. Shmangni kritikat dhe analizoni sjelljen tuaj. Jeta duhet të ndryshohet dhe transformohet vazhdimisht për të qëndruar e freskët dhe interesante.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Jini të arsyeshëm dhe mos shpenzoni para pa ndonjë arsye të mirë. Mendoni për taktikat e duhura të sjelljes dhe jini të saktë në kërkesat tuaja.

Shëndeti: Mundohuni të jeni të qetë me çdo kusht. Mund të shqetësoheni nga problemet e zakonshme për ju në këtë periudhë të vitit, problemet e kyçeve, dhimbjet e shpinës, aktivizimi i ndryshimeve reumatizmale.

Dashuria: Përdorni energjinë pozitive emocionale rreth jush për të qetësuar situatën. Mos flisni me të huajt, me ndihmën e tyre nuk do të arrini suksesin e pritur. Nëse keni çfarëdo plani që po mendoni të zbatoni, filloni menjëherë; pa pritur as edhe një sekondë. Vlerësoni saktësisht se si ndiheni, sepse ky është çelësi për të bërë zgjedhjen e duhur. Ndoshta është koha për të shkuar në një kamping apo peshkim me partnerin në një vend të veçantë dhe të bukur.

PESHQIT (20.2 – 20.03.)

Puna: Do ta gjeni veten të rrethuar nga njerëz interesantë dhe me ndikim që mund të duan të jenë të dobishëm për ju dhe të mbështesin planet dhe projektet tuaja. Presin përmirësim financiar.

Shëndeti: Ju ndiheni mirë. Keni një ekuilibër në çdo gjë që bëni. Kështu ka thënë Aristoteli – masa është më e mira.

Dashuria: Lëvizjet tuaja nuk do të renditen mirë nëse jeni me nxitim. Gjatë kësaj periudhe, ju jeni plotësisht të ndjeshëm ndaj ndjenjave tuaja që shkaktojnë tension të brendshëm. Epërsia juaj është një arsye për t’i pasur zili të tjerët nëse e teproni me mburrjen. Vlerësimi i duhur do t’ju ndihmojë të nxirrni përfundimet e duhura dhe të ndërmerrni hapat e nevojshëm. Tani nuk është koha për të menduar për ndryshime në jetën tuaj. Kini kujdes që të mos lëndoni askënd ose të impononi mendimin tuaj. /Telegrafi/