LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen zanatçinj, bizneset ankohen për mungesë të punëtorëve

Kërkohen zanatçinj, bizneset ankohen për mungesë të punëtorëve

Zanatet janë drejt harresës. Të rinjtë preferojnë ato profesione që u sjellin të ardhura më të mëdha.

Gentjan Margjini ka një kompani mobilimi. Ai tregon se nuk arrin dot të gjejë përpunues druri, tapicier e deri tek një punëtor i thjeshtë.


“Kemi rreth një vit e gjysmë që ne si biznes po kërkojmë të rinj, me eksperiencë dhe pa eksperiencë, deri në moshën 35-40 vjeç. Ne kërkojmë punëtorë, duke filluar që nga punëtor të thjeshtë, nuk është e thënë të ketë një shkollë. Deri tani nuk ka ardhur asnjë të trokasë që të kërkojë punë. Më duhen të paktën 10 persona dhe trendi është që do më duhen edhe më shumë dhe të tjerë sepse kërkesa rritet”, shprehet Margjini.

Një pjesë e punonjësve janë larguar jashtë vendit dhe ai nuk ka mundur t’i zëvendësojë.

Nëse bëjmë një kërkim në faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit do të shohim se edhe aty, në sektorë të ndryshëm kërkohen zanatçinj.

Tek të gjitha ato biznese që kanë shpallur kërkesat për punë, vihet re se nga 2044 oferta punësimi në 65 qytete të Shqipërisë, industria nxjerrëse dhe përpunuese si punonjës guri, saldatorë etj., kanë numrin më të lartë të ofertave të punës.

“Disa kompani kanë filluar të marrin nga shtete të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe ne nuk dimë si t’i marrim që t’i gjejmë. Nëse vazhdon kjo situatë, jemi të detyruar të shkojmë tek të huajt”, thotë Gentjan Margjini./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori