Maqedonia prodhon kuadro cilësorë në industrinë e gastronomisë, dhe kjo u dëshmua me fitimin e çmimit më të lartë “Tigani i artë” të fituar së fundmi nga studentët e Fakultetit të Turizmit në Konkursin Botëror të gastronomisë në Turqi, si dhe 5 medaljet e arta, 1 argjend dhe 3 medalje bronzi në kategorinë individuale. Por problem mbetet pagesa e dobët e punës së tyre, për çka një pjesë e mirë e kuadrit profesional shkon për të punuar jashtë vendit, kryesisht në Mal të Zi, Kroaci dhe Gjermani ku pagat janë disa herë më të larta. Fituesit shpresojnë që situata të ndryshojë edhe në vendin tonë.
“Shpresojmë të përfundojmë në ndonjërin nga restorantet më të mira këtu apo jashtë vendit. Kohëve të fundit medaljet dhe diplomat tona në Maqedoni janë vlerësuar shumë. Jashtë vendit kjo është bërë prej kohësh, por edhe te ne dalëngadalë kjo ka filluar të ngrihet në nivel më të lartë”, deklaroi Hristijan Jordanoski-studenti i kulinarisë.
Ohri dhe Struga kanë nevojë për kuadro cilësor dhe profesional, në mënyrë që mangësia me të cilën po përballet aktualisht tregu i turizmit të ulet në minimum. Por duhet të gjendet mënyrë si të mbahen këta kuzhinierë profesionistë në vend.
“Është e kotë edhe po të keni inventar më cilësor, të kesh kuzhinë prej 200-300 mijë euro, nëse mendon nëse duhet ta paguash 20,000 apo 30,000 denarë stafin kulinar. Është e paimagjinueshme një gatues cilësor i cili është arsimuar dhe vetë e dinë çfarë kanë kaluar për të arritur deri në këtë nivel, të jenë kuzhinierë më të mirë, të trajtohen nën nivelin dhe nderin e tyre dhe të përballen me realitetin e të qenit të paguar me pagat minimale”, pohoi Kliment Naumov-profesor i gastronomisë.
“Nga ana tjetër, edhe për menaxherët e restoranteve, kjo është një tjetër nxitje që ata të shohin se edhe këtu ne kemi kuzhinierë të mirë që mund të punojnë me ushqime të ndryshme dhe të vlerësojnë cilësinë e tyre dhe t’i punësojnë”, tha Cvetko Andreeski – Dekan i Fakultetit të Turizmit.
Nga Fakulteti thonë se përmes pasurimit të mësimit praktik, ku studentët duhet të kalojnë të paktën një muaj gjatë vitit, si dhe me bashkëpunimin me shkollat gastronomike nga Evropa, përpiqen të tërheqin sa më shumë studentë, megjithëse ky numër në vitet e fundit ka shënuar rënie. Ndryshe sipas disa të dhënave, rreth 80% e kuzhinierëve profesionistë shkojnë jashtë vendit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025