Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), përmes një komunikate për media thotë se sezona po përfundon dhe Brezovica akoma nuk është funksionale.
OHT thotë se Brezovica ka qendrën me të madhe për skijim, por që qytetarët nuk mund ta shfrytëzojnë teleferikun, transmeton Telegrafi.
“Brezovica si çdoherë në stinën e dimrit vizitohet nga shumë turistë në këtë kohë, pasi që bora ju mundëson atyre që të skijojnë. Aktualisht Brezovica është qendra më e madhe në Kosovë për skijim dhe brenda stinës së dimrit ka shumë turistë. Por, për fat të keq adhuruesit e resortëve dimërore e të skijimit, nuk po munden ta shfrytëzojnë teleferikun në Brezovicë”, thuhet në reagim.
OHT thekson tutje në komunikatë se teleferiku është dashur të lëshohet nga data 25 dhjetor.
“Kjo për arsye që teleferiku akoma nuk është lëshuar, edhe pse është dashur të lëshohet që nga data 25 dhjetor 2021, ndërkohë që teleferiku në Brezovicë është një ndër atraksionet më të vizituara, sidomos tani me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, dhe kjo që po ndodh është një humbje e madhe nëse nuk parandalohet menjëherë. Për këtë arsye shumë subjekte hoteliere/turistike janë ankuar sepse si pasojë e kësaj po anulohen shumë rezervime nëpër resortet e Brezovicës”.
OHT shton tutje se, një tjetër ankesë apo pakënaqësi e cila është prezente tash e disa ditë është se në pikën kufitare ‘’Jazhicë Glloboqicë’’ nuk po lejohen të hyjnë vizitorët nëse nuk e kanë dëshminë e dy vaksinave, pra nuk po vlen as testi negativ PCR apo dëshmia se personi ka kaluar COVID-19.
“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kërkon që sa më parë të ketë ndërhyrje në këto dy problematika që po shkaktojnë shumë humbje të bizneseve, sepse përveç se masat AntiCovid e kanë rënduar gjendjen e bizneseve tej mase, kjo që po ndodh këto ditë sezone që duhen shfrytëzuar nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore