LAJMI I FUNDIT:

Kjo hardhucë “spërkat” gjakun nga sytë e saj kur mbrohet nga grabitqarët

Kjo hardhucë “spërkat” gjakun nga sytë e saj kur mbrohet nga grabitqarët

Mekanizëm i mrekullueshëm mbrojtës

Hardhuca me brirë e Teksasit (Phrynosoma cornutum) është një nga rreth 14 speciet e Amerikës së Veriut të zvarranikëve me gjemba që i përkasin familjes Phrinosoma.


Mund të rritet nga 4 deri në 17 centimetra, transmeton Telegrafi.

Ajo ka nevojë për shumë dritë dielli për të mbijetuar, kështu që zakonisht jeton në zona të hapura shkëmbore ku mund të marrë rreze dielli. Kamuflazhi i përsosur e ndihmon atë të marrë rreze dielli në qetësi.

Ato nuk lëvizin shumë, por kur bëjnë lëvizje, mund të jenë shumë të shpejta, veçanërisht nëse ka një grabitqar afër. Mbulohen me rërë gjatë natës.

Kur përballet me rrezikun, ajo ka disa metoda mbrojtëse, njëra prej të cilave është shumë e pazakontë.

Së pari, ajo mbrohet me gjemba, gjithashtu mund të futet në rërë, dhe nëse asnjë nga këto nuk e zmbraps sulmuesin, atëherë përdor një teknikë shumë të pazakontë.

Hardhuca me brirë e Teksasit ka aftësinë për të spërkatur armikun me një vrushkull gjaku që del nga sytë e saj. Vrushkulli i gjakut, i cili mund të arrijë deri në 1.5 metra, përzihet me “kimikate pa shije” që largon grabitqarët.

Kjo metodë e mbrojtjes ka rezultuar të jetë shumë efektive kundër grabitqarëve siç janë ujku dhe kojotat, megjithatë, nuk duket se ka shumë efekt kur bëhet fjalë për zogjtë grabitqarë.

Si e bëjnë këtë?

Hardhucat me brirë kanë dy muskuj që rreshtojnë venat kryesore rreth syve. Kur këta muskuj shtrëngohen, ata ndërpresin rrjedhën e gjakut në zemër dhe ai vazhdon të rrjedhë në kokë, në zonën rreth syve. Më pas, gjaku vërshon në sinuset e syrit.

Duke kontraktuar me shpejtësi këta muskuj, presioni rritet dhe përfundimisht membranat e holla të sinuseve çahen.

Kur membranat shpërthejnë, nga sytë e hardhucës del një rrjedhë gjaku. Procesi quhet auto-hemorragji.

Mënyra se si hardhucat rigjenerojnë membranat e tyre nuk dihet plotësisht, por dihet se ato mund ta përsërisin të gjithë procesin në një kohë shumë të shkurtër.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Kalo në kategori