Rusia ka dislokuar ushtarë në Kazakistan për të ndihmuar në përfundimin e protestave vdekjeprurëse antiqeveritare që kanë kapluar ish-shtetin sovjetik në Azinë Qendrore, ku mijëra njerëz janë arrestuar në qytetin e madh të Almaty.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, parashutistët rusë janë dërguar si pjesë e një force paqeruajtëse, tha të enjten Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia e vendeve ish-sovjetike.
Përveç Rusisë dhe Kazakistanit, aleancës i përkasin edhe Armenia, Bjellorusia, Kirgistani dhe Taxhikistani.
Këto shtete u tha gjithashtu se po dërgonin forca në Kazakistan, megjithëse detajet e shkallës së dislokimeve ishin të pakta.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan shkroi në Facebook se ushtarët duhet të dërgohen për një periudhë të kufizuar “për të stabilizuar dhe normalizuar situatën në vend”.
Kazakistani i drejtuar në mënyrë autoritare i kishte kërkuar aleancës ndihmë për të rivendosur rendin pas trazirave që shpërthyen gjatë protestave të rralla masive mbi çmimet e larta të energjisë që janë shndërruar në një protestë më të gjerë kundër qeverisë.
Ditët e fundit, fokusi i protestave në vendin e pasur me naftë dhe gaz ka qenë Almaty, ish-kryeqyteti i vendit dhe epiqendra e tij tregtare dhe ekonomike.
Megjithatë, ekziston frika se dërgimi i trupave të huaja në situatën kaotike “do t’i shtonte benzinë flakës”.
CSTO tha se misioni kryesor ishte mbrojtja e institucioneve kryesore shtetërore dhe ushtarake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova