Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se është bërë kërkesa në Këshillin Fedaral që të miratohen ndryshime në rregulloren për provime shtesë gjatë konvertimit të patent shoferëve.
Sipas komunikatës për medie, projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në njërën nga seancat e radhës në Bundesrat.
“Me qëllim të informimit korrekt dhe në kohë, dëshirojmë t`ju vëjmë në dijeni se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) me datë 29 dhjetor 2021 të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Moldavisë”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë thuhet se për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.
“Kjo projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit”, thuhet në fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251