LAJMI I FUNDIT:

Refuzoi litarin për siguri, akrobati humb ekuilibrin dhe bie nga shtatë metra lartësi – gjatë një shfaqje cirku në Rusi

Refuzoi litarin për siguri, akrobati humb ekuilibrin dhe bie nga shtatë metra lartësi – gjatë një shfaqje cirku në Rusi

Një video tregon momentin kur një akrobat humbi ekuilibrin dhe ra nga rreth shtatë metra lartësi, gjatë një shfaqje cirku në Rusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, akrobati Makhmud Suanbekov, 33 vjeç, kishte një interpretues tjetër – nënën e tij – që i qëndronte me një këmbë në kokë ndërsa bënte aktin e tij të guximshëm.

Por ai rrëshqiti para një auditori të mbushur me fëmijë dhe prindër të tyre në qytetin siberian Tyumen.


Suanbekov u rrëzua në dysheme, por çuditërisht ishte gati të çohej, ndërsa artistë të tjerë nxituan për ta ndihmuar.

Performuesi tjetër ishte nëna e tij Sairakan Suanbekova, 56 vjeçe, sipas cirkut të qytetit në Tyumen.

Një interpretuese me përvojë e trapezit, ajo u shpëtua nga një litar sigurie i cili ia mori peshën ndërsa djali i saj ra dysheme gjatë aktit ‘Star Cruise’.

Suanbekov – i cili refuzon të punojë me një litar sigurie – ishte në gjendje të kapte telin e lartë ndërsa u zhyt, duke “ndaluar” pak rënien e tij.

Atij i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar me urgjencë në spital ndërkohë që cirku ka bërë të ditur se për mrekulli, ai nuk kishte pësuar ndonjë thyerje. /Telegrafi/