LAJMI I FUNDIT:

“Vrapo Babadimër” fillon shpërndarjen e pakove ushqimore

“Vrapo Babadimër” fillon shpërndarjen e pakove ushqimore

Kampanja “Vrapo Babadimër” drejtuar nga Jusuf Islami OJQ-P5C u erdhi në ndihmë edhe këtë vit familjeve me kushte të rënda ekonomike.

Nga interesimi i vullnetarëve dhe bizneseve për mini-maratonën që u mbajt në kryeqytet u mblodhën të holla për t’i ndihmuar 700 familje me kushte të rënda ekonomike


Këtë vit përzgjedhja e familjeve është bërë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe sot ka filluar shpërndarja e gjësendeve ushqimore dhe dhuratave.

Ky është viti i gjashtë i organizimit të kampanjës “Vrapo Babadimër”.

Sikurse edhe vitet e kaluara edhe këtë vite u bë lajm në portalet botërore si në Japoni, Amerikë, Gjermani etj.

Përveç që kemi një shpirt solidar Kosova po promovohet për humanizëm dhe organizime të bukura, theksoi Islami.

“Faleminderit te gjithëve për mbështetjen dhe në fund një mesazh për të gjithë. Dhuroni sa më shumë dashni e më pak urrejtje”.