LAJMI I FUNDIT:

ASH: Regjimi Ahmeti-Zaev-Mijallkov po e fal edhe një kriminel

ASH: Regjimi Ahmeti-Zaev-Mijallkov po e fal edhe një kriminel

Aleanca për Shqiptarët akuzon pushtetin se po fal kriminelë siç është rasti me të akuzuarin Sead Koçan, ish-bashkëpunëtorin e Nikolla Gruevskit.

“Regjimi hibrid Ahmeti-Zaev-Mijallkov edhe ditët e fundit të sundimit po i shfrytëzon për të falur kriminelë. Ministri i (pa)drejtësisë i emëruar nga kjo Qeveri, Bojan Mariçiq, i ka propozuar Komisionit për falje të presidencës, që t’i falë pjesën e mbetur të dënimit me burg Sead Koçanit, bashkëpunëtorit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ky regjim që erdhi në emër të drejtësisë, me trumbetime për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, do të mbahet mend vetëm për falje, arratisje, amnisti dhe lirim të kriminelëve dhe të korruptuarve. Ndër ikonat e këtij regjimi do të mbahen mend edhe Boki 13, Zoki Kiçeec dhe Katica Janeva që ishin aktorët kryesorë të rrënimit të Prokurorisë Speciale, me qëllim që të shpëtojnë kriminelët në përgjithësi dhe ata të BDI-së në veçanti”, thonë nga ASH.


Nga ASH akuzojnë se disa prej tyre tanimë janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të këtij regjimi hibrid. Si pasojë e këtij, shtojnë nga atje, bashkëpunimi me krimin dhe korrupsionin, qytetarët mbeten sot të izoluar, pa perspektivë evropiane dhe në krizë të thellë ekonomike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist

Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013

Drejtësi
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajme
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori