LAJMI I FUNDIT:

Mansory modifikon McLaren 720, që kap shpejtësinë maksimale prej 341 kilometra në orë dhe prodhon 755 kuaj-fuqi

Mansory modifikon McLaren 720, që kap shpejtësinë maksimale prej 341 kilometra në orë dhe prodhon 755 kuaj-fuqi

Për të sjellë diçka kreative dhe që do t’i pëlqente shumë masës, e në veçanti atyre që janë të dhënë pas fuqisë dhe shpejtësisë, kompania gjermane për modifikimin e veturave Mansory ka përzgjedhur McLaren 720S.

Në Mansory janë munduar që me disa elemente specifike ta bëjnë më të lehtë karrocerinë e veturës që është lyer plotësisht me të zezë, e pasi që ia hoqën disa kilogramë – ata i shtuan kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


Kështu McLaren 720S që vihet në lëvizje nga motori me 4 litra biturbo V8, në vend që të prodhojë 720 kuaj-fuqi që zakonisht e bën – tani i ka 755. Ndërkaq të dhënat për performancën e kësaj “bishe” nuk janë zbuluar, por modeli standard arrin shpejtësinë maksimale prej 341 kilometra në orë e shpejtësinë nga 0-100 për 2,9 sekonda.

Të gjitha komponentët e reja të karrocerisë janë punuar nga karboni, e ngjyra e zezë dominon sikurse edhe në kabinë. Sa i përket çmimit, deri më tani nuk është zbuluar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Kalo në kategori