Kur ia prezantuan Théophile Gautierit, këtij shkrimtari të famshëm francez të shekullit XIX, Charles Baudelairein si një ndër poetët e rinj më premtues të asaj kohe, Mjeshtri e pyeti këtë: “A i lexoni fjalorët?” Dhe, kishte të drejtë: Si përkthyes e leksikograf, por edhe si shkrimtar sado modest, jam përdorues i rregullt i fjalorëve edhe njëgjuhësh, pra shqip-shqip ose frëngjisht-frëngjisht, edhe dygjuhësh, pra shqip-gjuhë e huaj dhe anasjelltas. Rrjedhimisht kam shijuar, ndër të tjera, edhe pasurinë jo vetëm leksikore, por edhe frazeologjike të gjuhës sime amtare, e cila më ka mahnitur dhe ndihmuar këto vitet e fundit për të analizuar figurativisht edhe aktualitetin politik në Republikën Rambambum të Shqipërisë.
Në kuadrin e përplasjes Berisha-Basha, çka më bën të ndiej një keqardhje sëmbuese për fatkeqësinë që e ka pllakosur Partinë Demokratike – e kam fjalën për përçarjen e saj të frikshme që i bën socialistët e kryeministrit të përjetshëm Rambambum të fërkojnë duart, shalët, barkun dhe nënbarkun gati në një ekstazë orgazmike, falë “Fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2010) të Jani Thomait m’u kujtua sërish shprehja “më shtiu pleshtat” në kuptimin ‘më nxori telashe e ma prishi rehatinë; më vuri në një gjendje të vështirë’, çka përputhet pikërisht me situatën aktuale: A nuk i shtiu pleshtat Sali Berishës Departamenti Amerikan i Shtetit duke e shpallur atë ‘persona non grata’ ? A nuk i shtiu pleshtat Sali Berishës edhe Lulzim Basha duke e nxjerrë jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike? Nga i njëjti fjalor më erdhi gjithashtu shprehja “për një plesht djeg jorganin” e ilustruar me shembullin që vijon: ‘Në vend që ta shëronte, si doktor që është, ia bëri gangrenë, kështu, për një plesht dogji jorganin’, shembull ku fjala “doktor” ngjan sikur parandiente qysh në vitin 2010 se ish-doktor Sali Berisha do të organizonte foltoret e tij për të djegur “jorganin”, pra atë pjesë të Partisë Demokratike në duart e “pleshtit” Basha! Nga ana tjetër, me fjalët dhe veprimet e tyre a nuk i thonë praktikisht njëri-tjetrit dy protagonistët Berisha e Basha “Më marrsh pleshtat!”, shprehje kjo që figuron në fjalorin e lartpërmendur?
Një si parandjenjë më thotë që lexueset dhe lexuesit e mi të sotëm mendojnë se tani ka ardhur moment të flas disi më në hollësi edhe për jorganin. Mirë, pra, veçse më duhet të pranoj se, si autor librash erotikë që jam gjithashtu, fjala “jorgan” më ka ngjarë gjithnjë si term i veçantë erotik jo vetëm se të kujton shtratin, ku përveç gjumit bëjmë edhe disa veprime fort të ëmbla e mbresëlënëse, por edhe sepse po t’i heqim kësaj fjale germën e parë përftojmë – o mrekulli! – termin “organ” pa të cilin tek një çift dashuria do të ndihej e cunguar, kurse orgazma do të ishte vërtet fort e mundimshme për t’u arritur! Rrjedhimisht, dhe kësisoj po i kthehem fjalorit të Jani Thomait, shprehja “i bëhem jorgan (dikujt)” ose “i hedh jorganin”, në kuptimin ‘e mbroj dikë, e marr në mbrojtje, nuk e lë të pësojë gjë a të dëmtohet nga diçka, e ruaj nga ndonjë rrezik’, ngjan si e bërë enkas për Sali Berishën që kërkon me çdo kusht, me afsh e me dashuri, ta mbrojë Partinë Demokratike duke… duke e futur në… në shtratin e vet, sepse Lulzim Basha kërkuaka ta nxjerrë nga shtrati i tij, a thua se bëhet fjalë për… për një lumë dosido!
Ndërkaq, në mënyrë që të mos i mbetet hatri tërësisë së proverbave të gjuhës shqipe, le të qëndrojmë paksa tek disa syresh: Kështu, me shumë gjasë, proverbi “Për inat të sime vjehrre, do të fle me mullixhiun!”, në gojën e Sali Berishës do të riformulohej si vijon: “Për inat të Soros-it / Biden-it, nuk do të fle me Kimeten!”, kurse në gojën e Lulzim Bashës do të riformulohej si vijon: “Për inat të Sali Berishës, do të fle me Kimeten!”; proverbi “Politika është kurvë” në gojën e Sali Berishës do të riformulohej si vijon: “Politika është llasticë”, kurse në gojën e Lulzim Bashës do të riformulohej si vijon: “Politika është kurvicë”; proverbi “Më mirë vonë se kurrë!” në gojën e dy protagonistëve Berisha e Basha, do të riformulohej në të njëjtën mënyrë, pra si vijon: “Më mirë vonë se kurvë!”.
Së fundi, lidhur me proverbin “Koka e vogël ha të madhen” aq i dobishëm për kuadrot e Partisë së Punës në kohën e diktaturës hoxhiste, nëse atyre u shkonte mendja t’i tradhtonin bashkëshortet, unë u rekomandoj gjithë politikanëve, përfshirë edhe Ramën, Metën, Berishën e Bashën, që t’i vënë gishtin kokës! Cilës kokë? Ah, këtë e dinë ata dhe vetëm ata të katër, madje i këshilloj të këmbejnë mendimet e tyre në këtë pikë fort delikate, sepse, siç thotë një proverb erotik që kanë nisur ta përdorin rëndom anëtaret e anëtarët e forumeve rinore të të gjitha partive tek ne, “Sheh rrushi rrushin dhe piqet, prek pjeshka rrushin dhe digjet!”. /Gazeta “Panorama”/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur