LAJMI I FUNDIT:

“Sundimi i dobët i ligjit vijon si faktori kryesor që i kontribuon korrupsionit në Kosovë”

“Sundimi i dobët i ligjit vijon si faktori kryesor që i kontribuon korrupsionit në Kosovë”

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin e Drejtësisë Komerciale të USAID kanë publikuar studimin e katërt mbi perceptimin e korrupsionit nga ana e ndërmarrjeve të sektorit privat në Kosovë.

Derisa studimi i vitit 2021 tregon një optimizëm në rritje të bizneseve për sa i përket përkushtimit të Qeverisë së re për luftimin e korrupsionit dhe pranisë së korrupsionit në këtë institucion, korrupsioni dhe efektshmëria e organeve të zbatimit të ligjit megjithatë mbesin shqetësim për komunitetin e biznesit.


“Si i tillë korrupsioni renditet si problemi i dytë më i madh me të cilin bizneset përballen për momentin pas problemit të migrimit të fuqisë punëtore. Mbi 87% e bizneseve të anketuara mendojnë se korrupsioni është një çështje kritike për ta, derisa asnjëri nga respondentët nuk mendon se nuk ka korrupsion në Kosovë. Nga studimi i këtij viti rezulton se vetëm 12% e të anketuarve besojnë se në krahasim me pesë vitet e kaluara korrupsioni është rritur, që në përqindje është dukshëm më e ulët se krahasuar me vitin 2020”, thuhet në njoftimin e bërë nga Oda Ekonomike Amerikane.

Më tej, në njoftim thuhet se “ryshfeti mbetet lloji më i zakonshëm i korrupsionit në Kosovë, pasuar nga keqpërdorimi i fondeve publike, nepotizmi dhe kronizmi dhe specifikimi i tenderëve për të favorizuar ofrues individualë”.

“Sundimi i dobët i ligjit raportohet të jetë ende faktori numër një që kontribuon në praninë e korrupsionit, sipas bizneseve, nga më shumë se 83% e të anketuarve, duke shënuar kështu një rritje të ulët krahasuar me studimin e vitit 2020, pasuar nga mungesa e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin me 61% të bizneseve, që krahasuar me studimin e vitit të kaluar ka treguar një rënie mjaft të madhe”.

“Gati 30 për qind e të anketuarve kanë dhënë një përgjigje negative rreth besimit të tyre në sistemin e drejtësisë, duke shënuar një rënie në krahasim me Studimin e vitit 2020, ndërsa rreth 11 për qind e tyre e kanë vlerësuar besimin e tyre si të pjesshëm, në këtë sistem, i cili krahasuar me sondazhin e vitit 2020 kjo ka rënë. Rreth 58% e të anketuarve besojnë se Qeveria është e përkushtuar për luftimin e korrupsionit, ndërsa më pak se 20% e tyre besojnë se qeveria nuk është e përkushtuar dhe se kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen”.

Sipas studimit të vitit 2021, bizneset besojnë se Organi i Shqyrtimit të Prokurimit është institucioni më i korruptuar dhe kjo sipas pikëpamjes së 57% e të anketuarve, pasuar nga gjykatat sipas mendimit të rreth 50% të të anketuarve dhe ndërmarrjeve në pronësi publike me 49%, komunave me 47%, doganave me 43%, duke e lënë Qeverinë si të gjashtën me radhë, sipas 41% të respondentëve. Është shumë interesante të shihen këto ndryshime, pasi viti 2021 shënon vitin e parë që bizneset nuk kanë zgjedhur qeverinë si institucionin më të korruptuar.

Rreth 67% e biznesve të anketuara besojnë se ka korrupsion në transaksionet biznes me biznes, pra në raportet brenda sektorit privat, ndërsa mbi 50% e tyre janë ballafaquar me korrupsion në raportet biznes me biznes, që e bënë hendekun ndërmjet korrupsionit të perceptuar dhe atij real në sektorin privat më të ngushtë se sa në sektorin publik. Në mënyrë të ngjashme, me vitet e mëparshme, përqindja e të anketuarve që kanë raportuar korrupsion mbetet shumë e ulët. Këtë vit, vetëm 11.57% e të anketuarve kanë pretenduar të kenë raportuar korrupsion, i cili shënon një rënie nga studimi i vitit të kaluar. Më së fundi, sondazhi i këtij viti konstaton se përqindja e atyre që kanë raportuar korrupsion në Agjencinë Kundër Korrupsionit është rritur nga 22% në 50%, krahasuar me vitin 2020.

Sipas studimit, 85% e bizneseve nuk raportojnë korrupsionin për shkak të frikës nga hakmarrja, mbi 75% nuk u besojnë institucioneve të gjyqësorit, derisa vetëm 15% e bizneseve të anketuara e shohin korrupsionin si fenomen normal. Krejt në fund, mbi 85% e bizneseve besojnë se korrupsioni është i pranishëm në shkallë të ndryshme në aktivitetet e prokurimit publik, derisa asnjë respondent i vetëm nuk beson se nuk ka korrupsion në prokurimin publik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori