Në Ditën e Drejtave të Njeriut dhe në fund të fushatës së “16 ditëve të aktivizmit” kundër dhunës në baza gjinore, desha të shkruaj për një temë që ka rëndësi të veçantë për mua. Në mbarë botën, shumë gra dhe burra janë viktima të dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin (CRSV), dhe shumë të tjerë janë në rrezik të përjetimit të abuzimit seksual në konfliktet e caktuara. Kjo dhunë seksuale është krim i kryer ndaj grave, ndaj vajzave, ndaj burrave dhe ndaj djemve dhe ndërlidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me konfliktin. Ky krim mund të shmanget dhe është i dënueshëm sipas Ligjit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, sipas të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të Drejtës Penale Ndërkombëtare.
Mbretëria e Bashkuar po prin në botë në trajtimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe ne mburremi për mbështetjen për viktimat e CRSV-së, në mbarë botën. Angazhimi dhe parandalimi i dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin është çështje prioritare për sekretaren e Jashtme, Liz Truss, për politikat tona të jashtme, dhe personalisht për mua. Ngjarjet e fundit në Afganistan dhe në zonat tjera të konfliktit po e përforcojnë nevojën për shtrirjen më të gjërë të këtyre angazhimeve, dhe që në nivelin ndërkombëtar ta zgjerojmë pikësynimin tonë në luftën kundër këtij krimi. Reagimi ndaj CRSV-së është përgjegjësi e të gjithëve dhe Mbretëria e Bashkuar u bashkohet shumë vendeve tjera për ta adresuar këtë çështje, përfshirë Kosovën.
Angazhimi jonë në Kosovë e ka bërë Mbretërinë e Bashkuar një prej avokuesve dhe mbështetësve kryesorë në çështjet e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin. Me financimet nga Mbretëria e Bashkuar, nëpërmjet Komisionit Qeveritar dhe katër Organizatave Joqeveritare (OJQ) lokale, kemi mbështetur mbi 1 500 gra dhe burra. Kjo mbështetje synon ta përmirësojë mirëqenien e përgjithshme sociale dhe psikologjike të të mbijetuarve dhe të familjarëve të tyre, përmes aktiviteteve të ngritjes së vetëdijes për stigmën, pastaj mbështetjes për qasje në drejtësi, shërbimeve rehabilituese dhe mbështetjes për qasje në programet e skemës së pagesave nga Qeveria e Kosovës. I mbështesim gjithashtu hulumtimet e reja përkitazi me traumën që përcillet brez pas brezi, e që dëshmon se është e mundur që fëmijët t’i trashëgojnë traumat nga të mbijetuarat/it e dhunës seksuale të kryer gjatë konfliktit. Këto kërkime do të ofrojnë – për zbatuesit dhe politikëbërësit – mjetet për strategjitë e ndërhyrjes parandaluese dhe do ta bëjnë ndryshimin e rëndësishëm për jetën e viktimave dhe të familjeve të tyre.
Që në nismat e mbështetjes tonë në Kosovë, në vitin 2014, OJQ-të lokale dhe Qeveria e Kosovës kanë arritur shumë rezultate. Dy të mbijetuara kanë folur publikisht nëpërmjet fushatës së njohur në gjithë botën, “Bëhu zëri im”. Po ashtu, këtë vit kemi qenë dëshmitarë të dënimit të parë të shqiptuar nga gjykatat kosovare, për krimet e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin.
CRSV nuk është problem vetëm për gratë. Në Kosovë dhe në mbarë botën ka burra dhe djem që janë viktima të dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin, sepse ky problem nuk njeh gjini dhe kërkon mbështetje pa dallim gjinor. Nëpërmjet kësaj fushate, OJQ-të lokale kanë organizuar takime me burrat e mbijetuar të kësaj dhune seksuale. Kjo ndodhi për herë të parë në Kosovë.
Qeveria e Kosovës e ka formuar një komision për të siguruar skemën e pagesave për të mbijetuarat/it (aktualisht më shumë se 1 000 nga ata që mbijetuan janë përfshirë në skemë, përfshirë burrat). Përveç kësaj, është hartuar Protokolli për identifikimin, hetimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës, për të shërbyer si dokument udhëzues për institucionet e përfshira në hetimin e rasteve të CRSV-së.
Të mbijetuarat/it ende përballen me shumë sfida, sidomos me stigmën dhe me qasjen në drejtësi. Këto janë sfidat kryesore me të cilat përballen, sepse nëse individët ndihen të paaftë që të flasin për përvojën e tyre, nuk mund të kërkojnë drejtësi. OJQ-të dhe Qeveria e Kosovës po e adresojnë këtë sfidë, ndërsa fushata e vetëdijesimit “Bëhu zëri im” është shembull i këtyre përpjekjeve. OJQ-të po angazhohen me të gjitha komunitetet në Kosovë për të folur për dhunën seksuale dhe për t’i treguar shoqërisë dhe të mbijetuarve se ka përkrahje për ta.
Luftimi i stigmës me të cilën përballen ata që mbijetuan është një punë e vështirë, por një nga mënyrat se si të gjithë ne mund të kontribuojmë, përkitazi me këtë, është që të flasim haptas. Të mbijetuarat/it duhet ta dinë se përjetimi i dhunës seksuale nuk është krim. Shoqëria duhet të jetë e zëshme duke e trajtuar publikisht këtë çështje dhe duke treguar mirëkuptim për ato/ata. Duhet ta ritheksojmë faktin se kryerja e dhunës seksuale është e dënueshme me ligj dhe se përjetimi i saj nuk është turp.
(Autori është ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze