LAJMI I FUNDIT:

Dy mënyra të thjeshta për të reduktuar stresin e festave dhe shijuar kohën me të dashurit tuaj

Dy mënyra të thjeshta për të reduktuar stresin e festave dhe shijuar kohën me të dashurit tuaj

Mbledhja rreth një zjarri komod, pirja e një filxhani të ngrohtë me kakao dhe dëgjimi i këngëve tuaja të preferuara… Momente të veçanta si këto ju bëjnë të buzëqeshni, por për fat të keq, lumturia nuk është emocioni i vetëm që mund të ndjeni këtë periudhë të vitit.

“Pushimet mund të ngjallin shumë ankth, trishtim dhe frikë për gratë, veçanërisht pas një viti stresues”, thotë Kara Hoppe.


Për fat të mirë, ajo thotë se ekziston një mënyrë e thjeshtë për t’u çliruar nga ky cikël rraskapitës i stresit sezonal: kujdesi për veten. “Përkujdesja ndaj nevojave tuaja kërkon vetëm një moment dhe nuk e zhgënjen askënd”, premton Hoppe.

Presioni: Duhet t’i bëj të gjithë të lumtur

Marrja e këtij roli është shpesh një strategji mbijetese e zgjedhur në fëmijëri, thotë psikoterapistja Daniela Tempesta. “Por nëse u themi ‘po’ të tjerëve, shpesh përfundojmë duke i thënë ‘jo’ vetes”. Ndaj, merrni një pauzë për qetësi dhe shmangi ndjenjën e fajit kur nuk mund t’i përshtateni të gjithëve.

Presioni: Gjithçka duhet të jetë perfekte

Ju dhe familja juaj po ndizni dritat, por papritmas diçka ndodh dhe zbukurimet dështojnë. Të vegjlit ishin të etur për këtë moment dhe ju jeni të shqetësuar se mos i zhgënjeni. “Në vend që të rrihni veten, mbani mend se perfeksionizmi është një farsë”, thotë Tempesta. “Është një gjë që na fut në kurth në një cikël të pafund të vetëkritikës”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Si t’i pastroni bizhuteritë prej ari si profesionistë

Si t’i pastroni bizhuteritë prej ari si profesionistë

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Akrepi: Horoskopi vjetor për 2024

Akrepi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori