LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur

Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur
Foto: Arkiv

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 06:55, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  S.L, viti i lindjes 1950.

I burgosuri, që nga pranimi, tërë kohën ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese Dubravë, ku po trajtohej për sëmundje të shumta.

“Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasoje e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi.


Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

I njëjti ishte i dënuar për vrasje të rëndë.

Në njoftim thuhet se organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori