LAJMI I FUNDIT:

Ujëvara e Niagarës ndriçohet për të dytin vit radhazi me ngjyrat kuqezi

Ujëvara e Niagarës ndriçohet për të dytin vit radhazi me ngjyrat kuqezi

Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë, i njohur në mbarë botën, u ndriçua mbrëmjen e 28 nëntorit për të dytin vit radhazi me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Ambasada e Shqipërisë në Kanada, ndau pamjet spektakolare të Ujëvarës së Niagarës veshur kuqezi, për nder të 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.


Ambasada e Shqipërisë në Kanada shprehu mirënjohje dhe falenderim të veçantë për Bordin e Ndriçimit të Ujvarës së Niagarës.