Me ftesë të autoriteteve qeveritare kroate, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, sot mori pjesë në Manifestimin Përkujtimor, respektivisht Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Luftës së Atdheut dhe Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Vukovarit dhe Shkabrnjës.
Ky manifestim u organizua në shënim të 30 vjetorit të thyerjes së mbrojtjes së Vukovarit në vitin 1991 nga forcat serbe, si dhe masakrës në popullatën civile kroate nga forcat kriminale serbe në Vukovar dhe Shkabrnjë.
Me këtë rast, zëvendësministri Syla përveç nderimeve më të larta shtetërore dhe ushtarake, u takua edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, ministrin e Mbrojtjes, Mario Banozic dhe ministrin e Veteranëve kroatë të luftës, Tomo Medved.
Me këtë rast, liderët shtetëror kroatë shprehën admirimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e luftëtarëve shqiptarë në Betejën për Vukovarin dhe përgjithësisht në luftën çlirimtare të Kroacisë.
“Mesazhi kryesor nga këto takime, ishte se historia e përbashkët e dy popujve tanë është bazament i fuqishëm për të ndërtuar edhe të ardhmen e përbashkët si dy vende dhe kombe, miq të natyrshëm.
Gjithashtu duke kujtuar dhe nderuar luftëtarët dëshmorë dhe civilët martirë do të kemi të sigurt edhe të ardhmen tonë, duke mos harruar asnjëherë dhe kërkuar në vazhdimësi drejtësinë për njerëzit e pafajshëm kroat e shqiptarë, si dhe dënimin e agresorëve dhe kriminelëve serb që edhe sot e pas kaq vitesh ende nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025