LAJMI I FUNDIT:

Qendra mahnitëse fetare-kulturore në Lubjanë, ndërtesa më e mirë në 2021

Qendra mahnitëse fetare-kulturore në Lubjanë, ndërtesa më e mirë në 2021

Sllovenia nuk pushon kurrë të befasojë me projektet e saj kreative dhe të suksesshme kur bëhet fjalë për arkitekturën

Ndaj ju zbulojmë një tjetër vepër të tillë që ka gjetur vend në Lubjanë dhe është krijuar nga studioja arkitektonike e Bevk Peroviç, transmeton Telegrafi.


Si vendndodhje e qendrës fetare dhe kulturore u zgjodh një zonë pranë qendrës së qytetit, por ajo u braktis dhe u harrua me një të ardhme të pasigurt urbane. Për këtë arsye ky kompleks është edhe më i rëndësishëm sepse përfaqëson jo vetëm një qendër kulturore dhe fetare, por edhe një pjesë të zhvillimit urban të vetë qytetit.

Kompleksi përbëhet nga një shkollë fetare, pjesa kulturore dhe zyra, një ndërtesë banimi për punonjësit në qendër, si dhe një restorant dhe një xhami të ndërtuara për herë të parë në Slloveni. Ndërtesat e reja të qendrës janë pozicionuar si njësi autonome që rrethojnë sheshin qendror me xhaminë.

Elementi qendror i kompleksit të ri është një xhami me parking nëntokësor. Është tërësisht e hapur drejt sheshit për të mundësuar zgjerimin e hapësirës së lutjeve nga jashtë gjatë tubimeve dhe faljeve të mëdha.

Ndryshe nga paraardhësit e saj historikë, xhamia u konceptua si një strukturë çeliku në formën e një kutie.

Konstruksioni rrjetë është prej çeliku me thellësi 45 cm dhe grila me trashësi vetëm 8 cm centimetra, të cilat janë të mbushura me beton të bardhë në fund dhe xham transparent në pjesën e sipërme. Kjo lejon që dielli të vërshojë brendësinë.

Kupola, elementi qendror i xhamisë, varet në një mënyrë specifike në enterier. Për të simbolizuar paraqitjen e qiellit si në shembujt historikë, ajo është bërë nga tekstili blu transparent, materiali më i dobët dhe më i brishtë, i cili në Islam ka një histori të gjatë dhe të pasur – nga Kiswah, mbulesa e Qabesë deri te xhamitë portative të tendës në Iran.

Qendra Fetare dhe Kulturore Islame është një nga fituesit e çmimit ArchDaily për Ndërtesën më të Mirë në 2021.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

Intimitet dhe Pasion
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Kalo në kategori