LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Prioritet kemi interesat shtetërore

Ahmeti: Prioritet kemi interesat shtetërore

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para mbledhjes me Këshillin e përgjithshëm të partisë për mediat deklaroi se biseda e takimit do të jetë se si të ruhet stabiliteti i vendit. Ahmeti u bëri thirrje edhe partive tjera që të jenë kontribuuese në stabilitetin e vendit.

Ahmeti ndër të tjera shtoi se nuk e kanë shqetësimin opozitë apo pozitë, por e rëndësishme është stabiliteti i vendit.

“Mbledhjen e mbajmë për analizë të situatës. Ne në prioritet në këtë situatë vendosim interesat e shtetit, proceset e rëndësishme në vend, siç është fillimi apo marrja e datës për negociata me BE-në, zgjidhja e problemit me Bullgarinë, funksionimi i shtetit në kuadër të normalitetit. Dhe fare nuk e kemi shqetësimin opozitë apo pozitë.


Të gjithë e dinë se BDI-ja është parti me kredibilitet të lartë, është parti racionale dhe mbi të gjitha vendos në prioritet interesat shtetërore. Kontributi i këtij takimi do të jetë se si të ruhet në kuadër të normaliteit i tërë zhvillimi dhe të gjitha partitë të jenë kontribuuese në stabilitet të vendit dhe politikae”, u shpreh kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori