LAJMI I FUNDIT:

Nga këndvështrimi i gruas: Këto dy gjëra çdo grua e mirë duhet t’i bëjë për burrin e saj!

Nga këndvështrimi i gruas: Këto dy gjëra çdo grua e mirë duhet t’i bëjë për burrin e saj!

Një eksperte e marrëdhënieve ndërnjerëzore ka këshilla për të gjitha zonjat

Mjekja nga Kalifornia, Don Michaels, ndryshe eksperte e marrëdhënieve ndërnjerëzore, deklaroi se çfarë do të duhej të bënte çdo grua për të mbajtur burrin e saj të dashur.

Këshillat e saj u drejtohen të gjithë atyre që martesa apo lidhja është në krizë.


Ajo veçon dy përgjegjësi kyçe të çdo gruaje, kur bëhet fjalë për martesën apo lidhjen, transmeton Telegrafi.

Mos u mundoni ta ndryshoni

Hiqni dorë nga përpjekjet për ta ndryshuar atë! Është e nevojshme ta pranoni burrin tuaj ashtu siç është! Çdo përpjekje për të ndikuar në zakonet e tij do të ishte një shenjë se ju nuk e doni atë në tërësi.

– Çdo grua e mirë e kupton burrin e saj dhe gjen një mënyrë për ta inkurajuar atë dhe për ta lënë atë të ndryshojë vetë, sipas dëshirës së tij. Nëse nuk ju pëlqen sjellja e tij, duhet ta punoni së bashku – thotë doktoresha Michaels.

Tregojini atij se e doni

– Çdo grua e mirë dëshiron të jetë intime me burrin e saj. Ndodh që pasioni në një martesë apo lidhje dobësohet me kalimin e kohës, për shkak të detyrimeve apo lodhjes së bashkëshortëve.

Mundohuni ta ngadalësoni këtë proces sa më shumë që të jetë e mundur! Mes jush duhet të ketë shkëndija, diçka që do të ndezë pasionet dhe do t’ju afrojë. Pasioni është ai që e bën një marrëdhënie më të fortë!

– Seksi duhet të jetë një gjë emocionuese, ndërsa imagjinata dhe inovacioni i përbashkët do të freskojnë dhe forcojnë më tej marrëdhënien tuaj – përfundoi Don Michaels.

/Telegrafi/