LAJMI I FUNDIT:

Studimi: Vaksina HPV ul rastet e kancerit të qafës së mitrës deri në 90 për qind

Studimi: Vaksina HPV ul rastet e kancerit të qafës së mitrës deri në 90 për qind
Foto: GettyImages

Vaksina e virusit të papillomës njerëzore, ose HPV, po zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës me gati 90 për qind, tregojnë të dhënat e para.

Cancer Research UK i përshkroi gjetjet si “historike” dhe tha se kjo tregonte se vaksina po shpëtonte jetë.


Pothuajse të gjitha kanceret e qafës së mitrës shkaktohen nga viruset dhe shpresa është se vaksinimi pothuajse mund ta eliminojë sëmundjen, shkruan BBC.

Si transmetohet virusi HPV dhe sa është i rrezikshëm? Shumica marrin ndonjë lloj gjatë jetës së tyre
Lexo po ashtu Si transmetohet virusi HPV dhe sa është i rrezikshëm? Shumica marrin ndonjë lloj gjatë jetës së tyre

Studiuesit thanë se suksesi nënkuptonte se ata që ishin vaksinuar mund të kenë nevojë gjithashtu shumë më pak teste.

Studimi, i botuar në Lancet, shqyrtoi atë që ndodhi pasi vaksina u prezantua për vajzat në Angli në vitin 2008. Nxënës tani janë të rritur në të 20-at e tyre. Studimi tregoi një reduktim të rritjeve para-kanceroze dhe një reduktim prej 87 për qind të kancerit të qafës së mitrës.

“Ndikimi ka qenë i madh,” tha Prof. Peter Sasieni, një nga studiuesit në King’s College në Londër. Në përgjithësi, studimi vlerëson se programi HPV ka parandaluar rreth 450 kancere dhe 17,200 raste para-kanceroze.

Prof. Sasieni thotë se kjo është “vetëm maja e ajsbergut” sepse të vaksinuarit janë ende të rinj për t’u prekur nga kanceri, kështu që numrat do të rriten me kalimin e kohës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori