LAJMI I FUNDIT:

Albon Xhemaili falënderon votuesit dhe aktivistët pas humbjes në Bogovinë

Albon Xhemaili falënderon votuesit dhe aktivistët pas humbjes në Bogovinë
Ish-kryetari i Komunës së Bogovinës i cili kandidoi edhe për një mandat për në komunë, në “Facebook” falënderoi të gjithë votuesit që kanë votuar dhe aktivistët e partisë.
“Të nderuar qytetar, ju drejtohem me këtë shkrim përmbyllës për përfundimin e mandatit tim 4 vjeçar. Nga mundësia që mu dha për 4 vite radhazi të udhëheqja Komunën e Bogovinës, ndjehem krenar për të vetmin fakt që këtë Komunë arrita ta ktheja në gjendjen e duhur, ashtu si duhej të ishte që vite më parë. Ndjehem krenar që pas vetes kam pasur njerëz të denjë e të aftë për punën e tyre. E ndërsa për punën dhe mundin tim 4 vjeçar flet vet pasqyra kësaj Komune”, shprehet Xhemaili.
Ai shtoi se më shumë se kaq nuk ka mundur në komunë.
“E nuk do të ndaloj së falënderuari të gjithë ata votues që deri në fund besuan dhe dorëzuan votën e tyre tek unë. Votuesi kërkon ndryshim edhe atë do e ketë! Falënderim të veçantë për gjithë aktivistët të cilët deri në momentin e fundit dhanë mundin dhe përkushtimin maksimal. Krenohem që betejën e realizuam bashkë.Palës tjetër ju uroj fitoren dhe ju dëshiroj suksese në 4 vitet e ardhshme”, shprehet në fund Xhemaili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori