LAJMI I FUNDIT:

Një vështrim i detajuar në rutinën e përditshme të Mark Zuckerberg

Një vështrim i detajuar në rutinën e përditshme të Mark Zuckerberg

Shefi ekzekutiv i Facebook, ose tani me emrin e ri Meta, Mark Zuckerberg është një njeri shumë i zënë, por si të gjithë ne, ai u përpoq të balanconte jetën e tij profesionale dhe personale.

Pavarësisht se është shef në organizatat më të mëdha në botë, Zuckerberg sigurohet që të marrë kohë për ritualet e tij të mëngjesit, udhëtimet, stërvitjet dhe kalimin e kohës me vajzën e tij çdo natë para se të flejë.


37-vjeçari ka theksuar vazhdimisht se sekreti që qëndron pas tij për të qëndruar produktiv është duke eliminuar “zgjedhjet jo thelbësore” nga jeta e tij, si për shembull çfarë të veshë apo çfarë të hajë.

Çfarë bën Mark Zuckerberg kur zgjohet?

Disa vite më parë, duke folur për atë që bën së pari në mëngjes, Zuckerberg i kishte thënë Jerry Seinfeld në një pyetje dhe përgjigje në Facebook Live se ai e fillon ditën e tij në orën 8 të mëngjesit dhe menjëherë kontrollon Facebook, Facebook Messenger dhe WhatsApp në telefonin e tij celular.

Pasi ka mbaruar hapat në rrjetet sociale, Zuckerberg preferon të ushtrojë (tri herë në javë) dhe ndonjëherë i pëlqen të dal në shëtitje me qenin e tij. Zuckerberg është mjaft i dhënë pas qenit të tij hungarez.

Pse Mark Zuckerberg nuk është zgjedhës për mëngjesin apo veshjet e tij?

Pasi të kryhet stërvitja, Zuckerberg merr mëngjesin e tij për të cilin nuk është zgjedhës. Ai ka thënë herë pas here se nuk i pëlqen të humbasë kohë në vendime të vogla. Sa i përket “uniformës së punës” së tij të përbërë nga xhinse, atlete dhe një bluzë hiri, Zuckerberg kishte thënë në vitin 2014, “Unë me të vërtetë dua të pastroj jetën time për ta bërë atë në mënyrë që të marr sa më pak vendime për çdo gjë, përveç se si për t’i shërbyer më së miri këtij komuniteti.”

Çfarë bën Mark Zuckerberg në kohën e tij të lirë?

Kur Zuckerberg nuk punon, ai e kalon kohën e tij duke mësuar gjuhën Mandarin ose duke lexuar. Zuckerberg gjithashtu pëlqen të kalojë kohë me gruan e tij Dr Priscilla Chan dhe vajzat – Maxima dhe August. Zuckerberg kishte zbuluar më herët se para se të flinte çdo natë ai sigurohet që t’i vendos vajzat e tij në gjumë me një lutje tradicionale hebreje, “Mi Shebeirach”. /Telegrafi/