LAJMI I FUNDIT:

SONTE

SONTE

Poezi nga: Elfriede Jelinek
Përktheu: Maksim Rakipaj

Sonte
harabelat e mi
le të shkojnë
ndër fushat me karafilët e fryrë nga zemërimi.

Sonte
tre papët
shpallin
revolucionin
kundër televizionit adoleshent.

Vulat thyhen
në kokat e tyre
të përgjakura
nëpër ashensorët
e Atit Tonë në Qiell
dhe vonohet dalja e tyre në konferencë.

Sonte
motra ime
me erën martuar
jep gjak
për violonçelin
e shkretëtirës Xheriko
që bën gati trombonet
për një miting proteste.

Sonte
vendos buzët e tua
si ushqim zogjsh
jashtë derës sime
dhe vëzhgoj nga dritarja
betejën e përgjakshme
me skifterin.

Sonte
le të fillojë
bora.

Në trend Kultura

Më shumë
Kryerja e haxhit nga shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës osmane

Kryerja e haxhit nga shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës osmane

Kulture
Skënderbeu sipas 200 autorëve

Skënderbeu sipas 200 autorëve

Kompleksi i Prometeut

Kompleksi i Prometeut

Kulture
Mësohen emrat e jurisë në festivalin “Anibar” (Foto)

Mësohen emrat e jurisë në festivalin “Anibar” (Foto)

I TËRTHORTI

I TËRTHORTI

“Stilografia”

“Stilografia”

Kalo në kategori