Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Duhet të përqendroheni më tepër tek detyrat tuaja, sepse armiku më i fortë në këtë periudhë do të jetë shpërqendrimi.
Shëndeti: Yjet ju këshillojnë të mbani nën kontroll peshën tuaj.
Dashuria: Do të mërziteni me një sjellje jo korrekte nga ana e një personi të saponjohur. Por, edhe jeni në pritje që një person që e do të bie në rrjetën tënde. Për këtë arsye përpiquni që në këtë periudhë të ndërtoni lumturinë dhe të realizoni synimet tuaja duke mos injoruar asnjë faktor, sado që t’ju duket shumë i parëndësishëm dhe i papeshë.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Ndikimi i Marsit do të bëjë që në periudhën që e keni përpara të jeni mjaft të përqendruar. Mos u tregoni indiferent përkundrejt një propozimi për ndryshim. mund të jetë një mundësi e mirë për karrierë.
Shëndeti: Do të dini të kontrolloni dëshirën për të ngrënë.
Dashuria: Do keni një tendencë egoiste që do të çojë në krizë lidhjen tuaj. Mundohuni ta ndreqni. Por, edhe një ofertë goxha romantike mund t’ju trokas në dyer gjatë këtyre ditëve.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Periudha para jush ka përgatitur sprova të shumta, para të cilave ndonjëherë do të keni dilema hamletiane. Megjithatë, mos lejoni që t’ju mundë pesimizmi. Duhet të kontrolloni të gjitha afatet e përfundimit të punëve. Një harresë mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Zemërimi do t’u kaplojë nëse prisni ndihmë nga të tjerët.
Shëndeti: Keni nevojë për relaksim emotiv dhe t’i shprehni ndjenjat tuaja
Dashuria: Do të përfshiheni nga dëshira për të kaluar këtë periudhë me një person që sapo e keni njohur, me të cilin mund të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Kjo periudhë duket shumë e favorshme. Do të keni mundësi të rritni fitimet. Mund të bëni investime të shkëlqyeshme nëse gjendeni në vendin e duhur, në kohën e duhur.
Shëndeti: Kontrolloni gjendjet e ankthshme.
Dashuria: Do jeni në sintoni të plotë me partnerin. Do të arrini të realizoni kërkesat tuaja duke gjetur mbështetjen e duhur nga njeriu i dashur. Dashuria është fushë e ndjeshme, prandaj duhet të silleni edhe ju me kujdes, në mënyrë që të mos ndodhë që sjellja juaj t’ju shkaktojë zënka a konflikt.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Plutoni sikur do të jetë aleat juaji në këtë periudhë dhe do t’ju ndihmojë që shumëçka ta vini në binarë kaherë të dëshiruar. Do t’i zgjidhni me zgjuarsi disa probleme të vogla dhe do ndiheni krenar që nuk i kërkuat ndihmë askujt.
Shëndeti: Do përfitoni të mira nga ana psikologjike.
Dashuria: Do kërkoni me çdo mënyrë që të bindni partnerin që të plotësojë një dëshirë tuaj dhe nuk do i pranoni tekat e tij. Jeta juaj intime është e varfër, prandaj mund të kërkoni zgjidhje tjera.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09
Puna: Jeni në hall me veten tuaj. Nuk e keni të qartë në keni të drejtë ju, apo ka të drejtë uni juaj i brendshëm. Do keni dëshirën për të ndryshuar drejtim sepse dyshoni se puna me të cilën po merreni nuk do t’ju sjellë rezultatet që dëshironi.
Shëndeti: Mos e teproni me ushqimet.
Dashuria: Do jeni të tërhequr dhe nuk do i rrëfeni shqetësimet tuaja as personit që dashuroni. Partneri do të vuajë duke iu parë të veçuar. Nuk do të keni vullnet as potencë. Më vonë situata do të përmirësohet.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Zbuloni informacione të cilat do t’i bëjnë përgjegjës të tjerët për veprimet e tyre. Do t’ju duhet të rikuperoni punën që keni lënë pas dore. Do mërziteni me një koleg i cili nuk do t’ju ndihmojë.
Shëndeti: Përfitoni nga koha e lirë për të bërë më shumë lëvizje.
Dashuria: Peshoret gjithnjë sikur janë tepër sentimentalë. Në disa raste kjo nuk sjell asgjë të mirë, siç do të ndodhë në këtë periudhë. Kujdes se mos harroni një punë të rëndësishme…pasi mund të ngjallni tension në lidhjen tuaj.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Mund të jeni disi të pakënaqur nga ambienti që ju rrethon, sepse ju ndalon dhe ju bllokon të rriteni profesionalisht. Mundohuni të gërshetoni biznesin me kënaqësi. Mos u bëni shumë fjalamanë.
Shëndeti: Ditët në vijim janë kohë ideale për ajër të pastër, shëtitje në natyrë
Dashuria: Do të jeni plot energji pozitive dhe do të silleni shumë mirë me partnerin, i cili do t’ju bëjë të merrni vendime të rëndësishme në jetën tuaj.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Do të keni fitime të larta nëse punoni individualisht. Nëse jeni i punësuar diku do të keni mundësi të sqaroni një keqkuptim.
Shëndeti: Shfrytëzoni kohën e lirë për t’u qetësuar dhe për t’u argëtuar.
Dashuria: Një kritikë mund t’ua bëjë një person që e njihni, rrezikon lidhje ruaj…Ju këshillohet të mos i jepni rëndësi thashethemeve. Kufizimet në dashuri mund të shpiejnë në rrethana të papërshtatshme.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Edhe në çastet më të rënda nuk bën të bëheni pesimist, sepse nuk ka shtëpi pa derë. Vetëm duhet angazhim dhe përpjekje e pareshtur, e cila gjithsesi do të kurorëzohet me arritje tejet pozitive, që do të befasohen i edhe vetë.
Shëndeti: Do të ndiheni shumë mirë.
Dashuria: Bëni kujdes dhe mos ia shkarkoni nervat partnerit, por mundohuni të kërkoni mbështetjen e këtij njeriu të shtrenjtë për ju. Ajo që ju e dëshironi do të vijë muajin tjetër.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Shpirti juaj sipërmarrës në punë do t’ju japë mundësinë të afroni pas vetes një bashkëpunëtor të ri. Populli thotë: As mos u gëzo o i gëzuar, as mos u hidhëro o i hidhëruar. Mbajeni në mend këtë dhe respektojeni.
Shëndeti: Duhet të merreni me aktivitete fizike për të larguar tensionet që i ndjeni.
Dashuria: Do keni mundësi të sqaroni një mosmarrëveshje me partnerin duke u treguar më të disponueshëm për të biseduar.
PESHQIT (20.2 – 20.03.)
Puna: Kjo periudhë duket e paqëndrueshme, kështu që shmangni ndryshimet gjatë kësaj faze. Keni kujdes nga premtimet që mund t’ju japin shpresë të rrejshme.
Shëndeti: Keni nevojë për pak relaksim dhe çaste argëtimi me të afërmit tuaj
Dashuria: Takimin që do ta keni, edhe pse do t’ju duket monoton e i pakuptim, shumë shpejt do të shndërrohet në një balsam për ju, posaçërisht për botën tuaj të brendshme. Do ta shihni që njeriu ka nevojë më shumë për ushqim shpirtëror.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj