Reshjet e parashikuara në ditët në vijim, autoritetet në Maqedoni thonë se janë gati për çdo situatë
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se në bashkëpunim me institucionet e tjera po ndërmarrin hapat e nevojshëm për parandalim të përmbytjeve në rast se reshjet e shiut gjatë ditëve në vazhdim janë më të dendura.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, tha se në periudhën e ardhshme mund të rriten nivelet e lumenjve, përrenjve dhe liqeneve, andaj apelon deri tek qytetarët që të lëvizin me kujdes në këto terrene.
“Në disa kanale terciale që kalojnë nëpër zonat urbane dhe jo urbane, gjendja është shumë e rëndë. Të njëjtat janë të bllokuara dhe nuk do të mund të përballonin sasinë e ujit në rast të reshjeve më të bollshme. Andaj apelojmë deri tek institucionet kompetente që të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me pastrimin e këtyre kanaleve që të mos befasohemi. 06:22: Kjo nuk do të thotë se patjetër do të ndodhin vërshime, megjithatë muaji nëntor është muaj karakteristik, sepse shumica e vërshimeve tek ne kanë ndodhur në këtë muaj.”- deklaroi Stojançe Angelov- drejtor i Qendrës së Menaxhimit te Krizave.
Sipas parashikimeve të Entit Për Punë Hidrometeorologjike mot me lagështi dhe vranësira do të kemi edhe gjatë ditëve në vazhdim.
“Nën ndikimin e masës së lagësht ajrore në ditët në vijim moti do të jetë i vrenjtur dhe i ftohtë me shi. Reshjet e shiut herë pas here do të jenë më të dendura, në vende me karakter të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruara me erëra të forta. Në Shkup me vranësira me reshje shiu të herëpashershëm dhe drejtim të dobët verilindor. Temperatura minimale do të jetë 11, dhe ajo maksimale do të arrijë 13 gradë”, thonë nga DPHM.
Edhe pse jemi në fillim të muajit tetor, në vendin tonë janë regjistruar edhe reshjet e para të borës. Reshje bore ka në Pelister, ndërsa gjatë mbrëmjes, pritet të bjerë borë në Kodrën e Diellit dhe në majat e Bistrës, dhe nuk përjashtohet mundësia që reshje të lehta bore të ketë edhe në majë të Vodnos./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Galuk Konjufca gjatë vizitës në Hagë e takoi vetëm Rexhep Selimin?
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit
Çitaku: Nuk shohim mundësi për koalicion PDK-LVV
“Fushatë elektorale” e quan Gjini konferencën e Sveçlës nga veriu pas aksionit të Policisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen