LAJMI I FUNDIT:

Qeni që dikur u braktis mban me putër pronarin e ri në çdo kohë për t’u siguruar që nuk do ta lënë përsëri

Qeni që dikur u braktis mban me putër pronarin e ri në çdo kohë për t’u siguruar që nuk do ta lënë përsëri

Pak dashuri mund të ndryshojë aq shumë, dhe nganjëherë kjo është më se e mjaftueshme për ta kthyer një qenush të trembur dhe të frikësuar në një qen të dashur.

Shembull më i mirë është Sam Clarence, ai adoptoi Stanley, një qenush shumë i lezetshëm. Këlyshi u gjet i humbur kur ishte vetëm gjashtë muajsh, dhe jetoi në një pronë të braktisur me motrën dhe nënën e tij.


Duke qenë një shëtitës qensh për një strehë aty pranë, Clarences i’u kërkua të kujdesej për disa kohë për një nga këlyshët. Por, ai nuk e dinte se kjo krijesë e vogël së shpejti do të bëhej shoku i tij më besnik.

Për Clarence, ishte dashuri me shikim të parë, por Stanley nuk ndihej njësoj. Qenushi u tmerrua dhe i’u desh një orë vetëm për të dalë nga makina.

Clarence punoi me të gjatë gjithë kohës, duke ndihmuar qenin të përshtatet me situatën e tij të re dhe mjedisin e jetesës.

Stanley do të qëndronte pas Clarence dhe gjithmonë do të duhej të kishte të paktën një putër që i prekte shpinën. Kur ata shkojnë në udhëtime, qeni gjithmonë sigurohet që të mbajë një putër mbi të. Nëse Clarence lëviz, edhe Stanley lëviz. Stanley është një qen shumë i dashur dhe këtë e tregon gjatë gjithë kohës.

Stanley nuk është më i trembur apo i frikësuar. Ai e do Clarence dhe është shumë mirënjohës për jetën e tij të re dhe dashurinë që merr. Ky qen është shndërruar nga një qenush i trembur dhe i frikësuar në një miqësor dhe shumë të dashur. Ai i do të gjithë, dhe gjithashtu i do qentë e tjerë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

Lifestyle
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Dekorimi më i efektshëm festiv: Shporta nga salvetat të gatshme për dy minuta! (Video)

Dekorimi më i efektshëm festiv: Shporta nga salvetat të gatshme për dy minuta! (Video)

Stil
Kalo në kategori