Ekspertët pajtohen: Këto janë shtatë mënyra për të arritur suksesin e vërtetë!
Një jetë e përmbushur dhe e suksesshme është diçka për të cilën shumica e njerëzve e synojnë
Rruga drejt suksesit është e shtruar shpesh me situata në dukje të pashpresë, prishje nervore dhe një sërë dështimesh.
Por gjërat nuk janë pothuajse kurrë aq të komplikuara sa duken ndonjëherë dhe kjo është arsyeja pse – ndaloni, merrni frymë thellë, rregulloni mendimet tuaja dhe “sulmoni” objektivisht problemet.
Bëjeni jetën tuaj të përditshme më të lehtë me këshillën e ekspertëve dhe mos harroni se çdo ditë është një fillim i ri.
Këto shtatë këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të ndryshoni mendësinë dhe jetën tuaj:
1. Është më mirë të dështosh, se të mos e provosh
Dështimi nuk është fundi i gjithçkaje, por një hap i gabuar drejt suksesit. Kjo nuk e bën atë të lehtë apo argëtues, por ka përfitime që do të vijnë më pas. Mësimet e jetës priren të përsëriten derisa ju t’i mësoni ato dhe dhimbja është një nga mënyrat sesi universi kërkon të marrë vëmendjen tuaj. Ndonjëherë gjërat shkatërrohen, që të krijohet vend për suksese më të mëdha.
2. Ka gjithnjë një mundësi
Hapi i parë për një sipërmarrje të suksesshme është të njihni mundësinë. Mundësitë gjenden përballë jush çdo ditë, por që t’i shihni duhet të keni një këndvështrim për botën si të ishte vendi i shpresës dhe mundësive, jo i kufizimeve, pengesave dhe problemeve. Analizoni çdo situatë me të cilën ju përball jeta dhe kuptoni se ndonëse nuk arrini ta shihni, mundësia ekziston gjithnjë. Shfrytëzoni dhe shterni çdo mundësi përpara se të dorëzoheni.
3. E vetmja gjë që mund të kontrolloni është vetja
Përpjekja për të kontrolluar çdo situatë në jetën tuaj është një betejë e humbur me zemërimin dhe acarimin si shoqërues të vazhdueshëm. Sa më shumë që përqendroheni në atë që mund të kontrolloni – vetë përgatitjen dhe përgjigjet tuaja – aq më mirë mund të përshtateni me çdo situatë ku gjendeni.
4. Puna dhe këmbëngulja shpërblehen gjithnjë
Ndoshta jo menjëherë dhe jo sipas mënyrës që mendoni juve, por pavarësisht se çfarë ndodh aktualisht nëse punoni fuqishëm ju do t’i afroheni synimit tuaj. Çdo herë që e nxisni veten të ecë përpara dhe çdo herë që provoni, i afroheni më tepër vijës së finishit.
5. Suksesi është një destinacion
Rruga drejt suksesit nuk është pa pengesa. Ne mund të jemi mirënjohës kur rrugët tona nuk shkojnë përherë drejt. Ndonjëherë rrugët pa kthesa janë të mërzitshme dhe nuk përbëjnë sfidën e duhur për të ecur përpara. Përqafoni çdo shans që keni për të kaluar kohë në “rrugica” të vështira. Shpesh gjërat më të mira në jetë zbulohen kur merrni një rrugë të pazakontë.
6. Historia do të jetë gjithnjë mësuesi juaj më i mirë
Mos e lejoni veten të bllokoheni nga e shkuara. Kjo nuk do të thotë as të përfshiheni plotësisht në të. Mësoni nga e shkuara juaj dhe nga historia në përgjithësi. Interpretojeni atë dhe përkufizojeni në atë mënyrë që t’ju shërbejë sa më mirë për të arritur synimet tuaja.
7. Gjithçka do të shkojë mirë
Mos i humbni kurrë shpresat, gjithçka do të shkojë shumë mirë, por mbase jo sot. Në fund të fundit çdo gjë do të jetë në vendin e vet. Kini parasysh se nuk ecet përpara duke parë këmbët, por horizontin. Qëndroni pozitivë dhe optimistë, sepse vetëm kështu truri juaj do të jetë në funksion të së vërtetës dhe të qëllimeve tuaja.
Rregullat e arta që të arrini suksesin
Shumë rrallë mund të ndodhë që suksesi t’ju gjejë juve të papërgatitur. Zakonisht, njerëzit që janë të suksesshëm kanë punuar shumë për të arritur aty ku janë. Pesë janë rregullat e arta që do t’ju ndihmojnë të arrini synimet.
● Vendosni objektiva që ju motivojnë
Kur i vini vetes objektiva, është e rëndësishme që ato t’ju motivojnë. Kjo nënkupton që ato duhet të jenë të rëndësishme për juve dhe që të shihni një vlerë në arritjen e tyre. Nëse keni pak interes në atë që synoni të arrini, atëherë keni shumë gjasa të hiqni dorë. Motivimi është çelësi për të arritur synimet.
● Zgjidhini objektivat me zgjuarsi
Objektivat e zgjedhur me zgjuarsi zakonisht janë specifike, të matshme, të arritshme, të rëndësishme dhe që i përmbahen një afati kohor. Ky kombinim kaq specifik do t’ju bëjë që të mund të arrini synimet tuaja pa u munduar shumë në vazhdën e kërkimit të së pamundurës.
● Shkruajini synimet
Akti fizik i të shkuarit një synim e bën atë më të vërtetë dhe më të prekshëm. Nuk keni asnjë justifikim për ta harruar atë. Shkruajini sipas formulës “unë do të arrij” dhe jo “do të më pëlqente që të arrij”. Kështu ju do të përfytyroni atë që dëshironi dhe kjo ju motivon.
● Hartoni një plan
Përqendrohuni te rezultati dhe hartoni një plan që do t’ju çojë drejt suksesit të qëllimit tuaj. Vetëm duke pasur hap pas hapi strategjinë tuaj atëherë do të kapërceni çdo vështirësi që ju del përpara.
● Përmbajuni planit
I gjithë procesi duhet të shkojë zinxhir. Që nga zbulimi i asaj që doni deri te arritja duhet të vazhdoni të luftoni për dëshirat dhe synimet tuaja duke iu përmbajtur asaj që dëshironi të arrini. Mos hiqni dorë lehtë dhe çojeni deri në fund!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMasturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj