Një test 15 sekondash përcakton shëndetin e trupit – provojeni tani!
Fokusi i këtij testi është në kockat dhe muskujt, kurse shkencëtarët kanë të dhëna shqetësuese nëse nuk arrini ta kryeni atë, transmeton Telegrafi.
Uluni në dysheme dhe kryqëzoni këmbët si në një “ulje turke”. Pastaj kthejeni këmbët në pozicionin normal dhe ngrihuni nga dyshemeja pa përdorur duart tuaja. Nëse keni sukses, urime! Nëse dështoni …
Të dhënat të cilat i ndjek ky test në “European Journal of Cardiovascular Prevention” janë shqetësuese – njerëzit e moshuar që nuk mund ta bëjnë me sukses këtë lëvizje kanë një shans më të lartë për të vdekur brenda gjashtë viteve.
“Nëse një person i moshës së mesme ose i moshës së pjekur mund të ngrihet nga dyshemeja pa përdorur duart e tij, ose vetëm me një mbështetje të vogël me njërën dorë, ka një përqindje më të lartë të shëndetit muskulo-skeletor. Kanë shanse më të mëdha të jenë të shëndetshëm”, thekson dr. Claudio Gil Araujo.
Mirëpo, nëse personi i moshuar nuk mund të ngrihet nga “ulja turke” pa përdorur duart, kjo do të thotë që ka rrezik të vdesë në afat deri në gjashtë vjet, ndërsa shanset për të janë pesë deri gjashtë herë më të mëdha sesa te njerëzit të cilët arrijnë me sukses ta bëjnë këtë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare