Deri në fund të viteve të ‘60-ta të shekullit të kaluar, vdekshmëria e foshnjave në Kosovë ka qenë e madhe. Shumica dërmuese e fëmijëve të lindur vdisnin pa e mbërri moshën dyvjeçare. Kjo ka qenë për shkak të kushteve të rënda të jetesës (varfërisë) dhe mungesës së kujdesit shëndetësor. Atëherë foshnjat vaksinoheshin me numër të vogël, për shkak se në popullsinë rurale gratë lindnin në shtëpi.
Gjenerata ime duhet të jetë e para që ka filluar me vaksinimin. Nuk e di se sa vaksina i kam marrë në fëmijëri. Më së shumti (me siguri katër lloje të ndryshme) kam marrë në ditën e parë kur kam shkuar ushtar. Në ushtri nuk të pyesin: “Më falni ju lutem që po iu shqetësoj, por a keni dëshirë të vaksinoheni?”. Jo. Aty bëhet me urdhër: “Shtrije dorën”. Dhe është shumë mirë që është kështu, për shkak se koha e shërbimit ushtarak nuk përballohet pa vaksinat që i merrnim.
Por, e mbaj mend një vaksinë të veçantë që e kam marrë në vitin 1972, kur në Kosovë na ra Variola Vera (lia e madhe), një sëmundje ngjitëse shumë e rrezikshme. Atëherë ekipi mjekësor erdhi në shkollë dhe na vaksinoi të gjithëve. Një mjeke, ndoshta infermiere, me një copë pambuku të lagur me alkool e qullosi krahun tim të djathtë dhe, aty, me një lloj gjilpëre e grithi lëkurën në dy vende duke i krijuar (gravuar) dy shenja të formës së “hashtagut” të sotëm (“#”).
Kujdesi shëndetësor atëherë ka qenë larg nën nivelin e sotëm qe ka Kosova. Megjithatë, ekipet mjekësore brenda një kohë të shkurtër e vaksinuan tërë Kosovën. Mjekët shkonin edhe në fshatrat më të largëta dhe Kosova shpëtoi nga vdekjet fatale.
Ky ka qenë një sukses i madh i shëndetësisë kosovare, por edhe i pushtetit të atëhershëm të cilin tashti kemi dëshirë ta kritikojmë. Edhe popullata tregoi nivel të lartë dhe askush nuk e refuzoi vaksinën. Ndoshta edhe nuk kanë guxuar ta refuzojnë e kjo në këtë rast është gjë e mirë.
Sot, pas gjysmë shekulli, kur mendohet se kemi bërë një përparim të madh, shohim se si dështojmë. Dështon shteti në organizim, dështon shëndetësia në veprim dhe më së shumti dështon mentaliteti refuzues. Është i papranueshëm një mentalitet që e refuzon vaksinën kur dihet se ajo shpëton jetën.
Tashti jetojmë në një kohë kur të gjithë e kemi të qartë se 99 për qind e të vdekurve nga koronavirusi janë raste të njerëzve të pavaksinuar.
Çka duhet të thuhet më shumë që të bindet dikush se duhet të vaksinohet?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe