Kompania kosovaro-amerikane InstaBuilt ka krijuar një zgjidhje unike banimi multi-funksionale dhe deri në fund të vitit 2021 do ti dërgoj dhe instaloj 15 Kube në 15 mega qytete në Evropë. Për këtë janë duke identifikuar dhe përzgjedhur partner dhe bashkëpunëtor për këto qytete – për të cilët kanë shpallur ftesë publike.
Kompania InstaBuilt është një nga kompanitë më të avancuara të ndërtimit modular në Kosovë me dy fabrika, një në Kosovë si InstaBuilt Evropa dhe me tjetrën në SHBA, Texas të quajtur Instabuilt Amerika e Veriut. Tani produktin inovativë në fushën e ndërtimit, me bazë të drurit po e quajnë InstaBuilt KUBI.
Se çfarë është InstaBuilt KUBI këtë më së miri e shpjegon themeluesi dhe drejtori menaxhues i kompanisë InstaBuilt Zt. Mentor Pllana i cili thotë:
“InstaBuilt-Cube është formë e ndërtimit përmes së cilës ndërtesat finalizohen vetëm duke i lidhur kubet e para-ndërtuar në punishte. Sot, ne po prezantojmë një shtëpi, një shtëpi pushimi, një zyrë, një restorant, një yoga studio, një Art Studio, një palestër, një hapësirë lojërash, një hapësirë për mësim edhe një kopsht për fëmijë.
Nuk janë 10 objekte, është një hapësirë multifunksionale, është InstaBuilt-Cube. Një njësi, dy kube, e banueshme për 3 Orë, ndërsa mund ta konfiguroni në 4 lloj fasada dhe mund ta vendosni kudo në çdo kohë.
Nuk është kontejner, është ndërtim me material Bio, Eko dhe te gjelbërta. InstaBuilt-Cube është e ardhmja ndërtimit me bazë druri. Ne mund të ndërtojmë ndërtesa njëkatëshe dhe shumëkatëshe kudo dhe në çdo kohë.
Deri në fund të këtij viti, ne do t’i dërgojmë 15 InstaBuilt-Cubes në 15 Mega qytetet te Evropës dhe Skandinavisë të cilat do të shërbejnë si model për shitje”.
Me këtë thirrje publike InstaBuilt po thërret partnerët e mundshëm, dhe të gjithë ata që dëshirojnë ta ndryshojnë fushën e ndërtimit dhe patundshmërisë, nëse duan të hynë në listën e përzgjedhjes për partner për shitje ose kontraktorë gjeneral në Evropë, të dërgojnë mesazh në info@instabuilt.com, në mënyrë që të ndërtojnë së bashku të ardhmen e banimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe