LAJMI I FUNDIT:

Buxhovi pritet në Presidencën e Shqipërisë: Dy shtetet shqiptare të bashkëpunojnë për hartimin e veprave historiografike

Buxhovi pritet në Presidencën e Shqipërisë: Dy shtetet shqiptare të bashkëpunojnë për hartimin e veprave historiografike

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi është pritur sot në Presidencën e Shqipërisë nga këshilltari ambasadori Flamur Gashi dhe ambasadori Genci Muçaj.

Buxhovi në një postim në Facebook shkruan se dy shtetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë për hartimin e veprave kredibile historio-grafike që zbardhin të vërtetën për shqiptarët dhe historinë e tyre,  që do të përkthehen dhe do të gjejnë vend në bibliotekat botërore karshi të tjerave që shtrembërojnë apo mohojnë historinë shqiptare.

Lexoni të plotë postimin:


HISTORIANI BUXHOVI U PRIT NË PRESIDENCËN E SHQIPËRISË

Gjatë qëndrimit në Tiranë, shkrimtari dhe historiani i njohu Jusuf Buxhovi, i shoqëruar nga botuesi amerikan Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesi Milaim Abdullahu, u prit në Presidencën e Shqipërisë nga këshilltari ambasadori Flamur Gashi dhe ambasadori Genci Muçaj.

Me këtë rast, historiani Buxhovi i dhuroi Presidentit të Shqipërisë dhe bibliotekës së Presidencës veprat “Kosova” në tri vëllime në anglisht, si dhe “Maqedoninë” në anglisht dhe veprën “Dardaninë” dhe “Kosova – histori e shkurtër”.

Autori Buxhovi theksoi se këto vepra të përkthyera në anglisht në SHBA nga botuesi “Jalifat Publishing”, në universitetet amerikane të pranuar si literaturë alternative për historinë e Evropës Juglindore, paraqesin një hap të vetmuar për njohjen e historisë së shqiptarëve nga antikiteti e deri të koha jonë jashtë diskursit ideologjik dhe kornizave të historiografisë serbe, që edhe sot e gjithë ditën dominon historiografinë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë.

Këshilltari Flamur Gashi falënderoi historianin Buxhovi për punën e palodhshme në fushën e historiogafisë.

Theksoi se dy shtetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë për hartimin e veprave kredibile historiografike që zbardhin të vërtetën për shqiptarët dhe historinë e tyre, që do të përkthehen dhe do të gjejnë vend në bibliotekat botërore karshi të tjerave që shtrembërojnë apo mohojnë historinë shqiptare.

Që kjo e vërtetë historike të depërtojë sa më shpejt në botë, drejtori i shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni, Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesi Milaim Abdullahu, u zotuan se do t’ia dhurojnë menjëherë shtetit dhe diplomacisë shqiptare 100 komplete të “Kosovës” në tre vëllime në anglisht, që të shpërndahen nëpërmes “Council of Albanirn Ambassadors”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori