Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, për vitin e dytë më radhë na gjen në përballje me krizën globale shëndetësore të shkaktuar nga pandemia COVID -19. Shënimi i kësaj dite, në kohë pandemie, na rikujton rëndësinë e mirëmbajtjes së vlerave demokratike në periudha të krizave dhe na shtynë të reflektojmë mbi gjendjen e demokracisë në vendin tonë.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se tema e sivjetme globale për ditën ndërkombëtare të demokracisë e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara artikulon nevojën e forcimit të përpjekjeve të institucioneve dhe praktikave demokratike në përballje me krizat që mund të sjellë e ardhmja. Kjo temë ndër të tjera thekson rëndësinë që ka kultivimi dhe mbrojtja e vlerave demokratike në mënyrë që krizat si kjo më pandeminë të mos e minojë nivelin e demokracisë së shteteve.
“Në kohë pandemie, Kosova organizoi me sukses zgjedhje të parakohshme parlamentare që, sipas vlerësimeve vendore e ndërkombëtare, ishin në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta. Në përputhje me rezultatin zgjedhor u formuan edhe institucionet e reja, duke shënuar një tranzicion paqësor të pushtetit dhe duke arritur kështu një zhvillim të rëndësishëm për demokracinë e Kosovës. Formimi i institucioneve të reja më një fuqi të tillë elektorale është një mundësi që Kosova përmes stabilitetit politik të përshpejtoj procesin e reformave në konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit” thuhet në një opinion lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
“Ndërkohë, qeveritë si në Kosovë edhe në mbarë botën, përveç vaksinimit të qytetarëve të tyre, po përpiqen që të frenojnë përhapjen e Covid-19 dhe të lehtësojnë impaktin negativ të pandemisë në ekonomi e shoqëri me anë të masave të ndryshme. Sidoqoftë, diskutimet globale sot kanë të bëjnë pikërisht me domosdoshmërinë e ruajtjes së vlerave demokratike gjatë vendosjes së këtyre masave”, thotë KDI.
“Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për këtë vit është vënë në pah elementi i shtyrjes së zgjedhjeve si problematikë që mund të nxisë tensione në shtetet të ndryshme për shkak të mundësisë së cenimit të drejtave zgjedhore në emër të ruajtjes së shëndetit publik”.
Më tej KDI thotë se “Kosova bën pjesë në grupin e shteteve që kanë shtyrë zgjedhjet për shkak të pandemisë por edhe që ka organizuar zgjedhje në kohë pandemie. Zgjedhje lokale janë paraparë të mbahen edhe në tetor të këtij viti përkundër faktit që institucionet shëndetësore kanë rekomanduar shtyrjen e tyre. Megjithatë në mungesë të një konsensusi të gjerë politik nuk është marrë vendimi për shtyrjen e tyre apo kufizimin e periudhës së fushatës zgjedhore. Kësisoj qytetarët e Kosovës nuk do të privohen nga e drejta kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në institucionet e nivelit lokal, që përbën një prej parimeve bazë të funksionimit demokratik të një shteti”.
“Kosova si demokraci e re, edhe pse është duke u sfiduar nga pandemia, duhet të jetë këmbëngulëse dhe e përkushtuar në mbrojtjen e vlerave demokratike siç janë të drejtat dhe liritë e njeriut, zbatimi i parimeve të demokracisë parlamentare e ndërtimi i shtetit ligjor”, thotë KDI. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri