LAJMI I FUNDIT:

Pamje si në filma ‘horror’! Pronarët e shtëpisë mbetën të tronditur kur panë në mes të natës një grua në tarracën e tyre

Pamje si në filma ‘horror’! Pronarët e shtëpisë mbetën të tronditur kur panë në mes të natës një grua në tarracën e tyre

Një çift u tremb kur u zgjuan nga zhurma në kopshtin e tyre – vetëm për të parë një grua ‘zombie’ që endej jashtë tarracës së tyre në mes të natës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pronarët e shtëpisë nga Winfield, Kansas në Amerikën e Veriut ia treguan këto pamje djalit të tyre, i cili më pas i publikoi ato në një faqe në Reddit.


Në video, gruaja mund të shihet këmbëzbathur, e veshur me një bluzë që ecën në tarracën prej druri derisa mban duart pas shpinës.

Lëvizja e saj është jashtëzakonisht tmerruese kur ajo ecën prapa dhe fillon të shtrëngojë qafën e saj.

“Prindërit e mi fillimisht menduan se ishte fqinja e tyre, pasi dihet se kishte probleme me drogën”, ka shkruar djali që postoi videon.

“Por pasi u paraqit një raport në polici, këta të fundit e identifikuan si dikë që jetonte në këtë qytet”, u shpreh ai.

“Askush nuk e di se si dhe pse ajo ishte 20 minuta larg shtëpisë së saj”, potencon djaloshi.

“Mirëpo nga tingujt e saj, policia e dinte shumë mirë se kush ishte”.

Disa komentues me të parë videon kanë deklaruar se gruaja në video i ngjante një ‘zombie’ me lëvizjet e çuditshme të saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
E dinë

E dinë

Kalo në kategori