Masat e fundit shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 të marra nga qeveria, veçanërisht për mbylljen e çerdheve dhe qëndrimeve ditore, po kundërshtohet nga prindërit punëmarrës dhe punëdhënësit.
Ndonëse, Qeveria me vendimin e fundit ka liruar njërin prind nga puna si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat për kujdesin e fëmijëve në shtëpi, nuk ka paraparë edhe mbështetjen financiare të kompanive private që mbulojnë pagat e këtyre prindërve që qëndrojnë në shtëpi.
Drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Nora Hasani thotë për KosovaPress se të gjitha nënat, që sot u detyruan t’i marrin fëmijët me vete në zyre, e gjeten veten para një “akti të kryer” dhe nuk kishin si të bëjnë zgjidhje sot për nesër.
Hasani thotë se në shumicën e kompanive, prindërit të cilët nuk kanë pasur zgjidhje, është dashur që t’i marrin fëmijët me vete në punë.
“Sot në shumicën e kompanive për prindërit të cilët nuk kanë pasur zgjidhje, është dashur që t’i marrin fëmijët me veti. Ne kemi nga vet kompanitë që ne i përfaqësojmë si odë, inflamacione që ka pasur nëna dhe baballarë që janë detyruar me marrë fëmijët me vete në punë. Ata që se kanë pasur atë mundësi, ose atë luks që secili të veprojë ashtu, është dashur që të marrin pushim. Pra, janë detyruar që të qëndrojnë në shtëpi. Mos të harrojmë, nuk mundet secili punonjës të punojë nga distanca. Ka profile të caktuara të punës ku kërkohet prezenca fizike e të punësuarit. Kështu që për punëdhënësit ka qenë e vështirë kjo, meqenëse nuk e kemi planifikuar që do të ketë masa të tilla. Ndoshta sikur të kishte pasur një periudhë kalimtare dhe do të paralajmërohej se do të ndodhë pas dhjetë dite, kishim pasur mundësi që të bëjmë zgjidhje, qoftë ne si prindër. Unë këtu po flas në cilësinë e prindit, si nënë, e një fëmije shkollor, që është i detyruar të shkojë në qëndrim ditor, por në të njëjtën kohë edhe në cilësinë e mësimdhënësit”, tha Hasani.
Drejtoresha Hasani thotë se si punëdhënës janë të rënduar me vendimin e fundit nga ana e Qeverisë për mbylljen e çerdheve dhe qëndrimeve ditore.
“Edhe ne si punëdhënës jemi rënduar, meqenëse pa kurrfarë paralajmërimi që është dashur ndoshta për çështje që kanë qenë të planifikuara me muaj të tërë, tani na mungon stafi në punë pasi nuk kanë zgjidhje për fëmijët e tyre”, tha ajo.
Në anën tjetër Hasani shpreh brengen edhe për sigurimin e pagave për punëtorët që të janë të liruar nga puna.
“Prindërit që janë të dytë të punësuar në sektorin privat, ku kërkohet ndoshta edhe prezencë fizike, punëdhënësi është i detyruar të gjejë për atë kohë sa mungojnë (nënat-dhe baballarët). Në këtë rast gratë që punojnë që janë nëna po rëndohen edhe për atë kohën që mungojnë në punë, punëdhënësi është i detyruar të gjejë një zëvendësim ndoshta. Dhe shtrohet pyetja kush do t’i mbulojë ato shpenzime që po i krijohen punëdhënësit”, tha Hasani.
Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk janë përgjigjur për KosovaPress lidhur me çështjen e mbulimit e pagave për këta punëtorë që janë të afektuar nga vendimi i fundit për mbylljen e çerdheve.
Në anën tjetër, edhe PSD-ja sot mbajti një aksion para Qeverisë për këtë vendim që prek prindërit e punësuar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend