LAJMI I FUNDIT:

ASH-AAA: E tërheqim kandidatin për kryetar të Komunës së Kërçovës

ASH-AAA: E tërheqim kandidatin për kryetar të Komunës së Kërçovës

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa thonë se kanë tërhequr kandidatin e tyre nga gara për kryetarin e Komunës së Kërçovës.

Nga atje thonë se tërheqjen e kandidaturës e kanë bërë për shkak që të mos përçahet vota shqiptare.

“Siç e dini, në emër të koalicionit Alternativa-Aleanca për Shqiptarë, ne e kishim të drejtën ta propozojmë kandidatin për kryetar të Komunës së Kërçovës dhe ky emër ishte Mazllam Osmani – anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës.


Megjithatë, sot kur dorëzohen kandidaturat, jemi këtu për të thënë se ne nuk mund të bëjmë asnjë veprim që mund të jetë në dëm të shqiptarëve. Ne gjykojmë se Kërçova është peshorja e ndërgjegjes sonë kombëtare”, thonë nga atje.

Nga atje thonë se ndonëse përçarja e votës ka filluar qëkur BDI-ja insiston me ngulm që të nxjerrë kandidat puropartiak dhe atë ta shesë në emër të kombit, ne nuk duam të jemi aktorë në temën e përçarjes së votës shqiptare.

“Duke qenë të prirë për t’i vendosur interesat kombëtare para atyre partiake, por edhe duke e respektuar thirrjen e mërgatës për unifikim, ne disa herë në të kaluarën kemi bërë thirrje që në Kërçovë të kandidojmë me një kandidat të përbashkët shqiptar, por kjo nuk ka ndodhur pikërisht për shkak të insistimit të BDI-së për kandidat partiak”, thuhet në kumtesën e ASH-AAA-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist

Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013

Drejtësi
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajme
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori