LAJMI I FUNDIT:

Befason raporti i Fondit Botëror për Sëmundje, pandemia e COVID-19 ka ndikim ‘shkatërrues’ në luftën kundër HIV, tuberkulozit dhe malaries

Befason raporti i Fondit Botëror për Sëmundje, pandemia e COVID-19 ka ndikim ‘shkatërrues’ në luftën kundër HIV, tuberkulozit dhe malaries

Pandemia e COVID-19 kishte një ndikim “shkatërrues” në luftën kundër HIV, tuberkulozit dhe malaries në vitin 2020, sipas një raporti të publikuar nga Fondi Botëror për Luftimin e Sëmundjeve të mërkurën.

“Për të shënuar 20 vjetorin tonë, ne kishim shpresuar që të fokusonim raportin e këtij viti në historitë e jashtëzakonshme të guximit që bënë të mundur avancimin që kemi arritur kundër HIV, TB-s dhe malaries gjatë dy dekadave të fundit”, tha Peter Sands, drejtori ekzekutiv i Global Fund.

“Por numrat e vitit 2020 thonë një fokus tjetër. Ato konfirmojnë atë që ne kishim frikë se mund të ndodhte kur goditi COVID-19”, u shpreh ai.


“Ndikimi i COVID-19 në luftën kundër HIV, TB-s dhe malaries dhe komunitetet që ne mbështesim ka qenë shkatërrues. Për herë të parë në historinë e fondit global, rezultatet programatike janë kthyer mbrapa”, sipas deklaratës së Sands.

Kishte rënie “të konsiderueshme” në shërbimet e testimit dhe parandalimit të HIV, tha fondi, raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.

Krahasuar me vitin 2019, numri i njerëzve që janë arritur nga parandalimi dhe trajtimi i HIV – ra me 11 për qind vitin e kaluar, derisa testimi ra me 22 për qind, duke penguar trajtimin e ri në shumicën e vendeve.

Sidoqoftë, numri i njerëzve që morën terapi antiretrovirale shpëtuese për HIV në vitin 2020, u rrit nga 8.8 për qind në 21.9 milionë “pavarësisht COVID-19”.

Ndikimi i pandemisë së coronavirusit në luftën kundër tuberkulozit në të gjithë botën kishte qenë në mënyrë të ngjashme “katastrofike”, thuhej në raport.

Numri i njerëzve të trajtuar me ilaç rezistent ndaj tuberkulozit në vendet ku investon Fondi Global, ra me 19 për qind, me ata që trajtohen gjerësisht me ilaçin rezistent, duke regjistruar një rënie edhe më të madhe prej 37 për qind, sipas raportit.

Fondi llogariti se rreth 4.7 milionë njerëz u trajtuan për tuberkuloz në vitin 2020, rreth një milion më pak se në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?

Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?

Amerika
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Botë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Kalo në kategori