Njeriu i gjatë, që ulet në zyrën e kryeministrit, po ngatërrohet në këmbët e veta. Po e humb rrugën në oborr. Mençuri është mos me folë për një vepër që nuk e njeh. Mençuri është që, kur bën vlerësime përgjithësuese, të paktën të kesh lexuar tërë veprën dhe jo ndonjë paragraf kalimthi, si nxënësit kopjacë.
I thotë Evropës: “… duhet të jemi krenarë se kushtetuta jonë e parë, edhe pse nuk ishte një kushtetutë e mirëfilltë, ishte një kanun, që nuk synonte institucionet demokratike, por …”.
E kundërta është e vërtetë. Kanuni synonte pikërisht institucionet demokratike; Kanuni është kushtetutë e Vetëqeverisjes Demokratike. Thelbi i tij është demokracia; parake, por gjithsesi demokraci. Në Kanun “Fuqia supreme asht në dorë të popullit, i cili e zbaton me rastin e mbledhjeve të veta, që quhen kuvend-i” (Hahni). “Në kuvend sa të flasë njani, tjerët do të ndigjojnë e të heshtin” (Kanuni). “Çfarëdo fjale e pune me vu dera e Gjomarkut, po s’i ndejtën a s’e pëlqyen krenët e dheut, s’ngul e s’xen vend” (Kanuni).
Në Kanun:
– nuk njihen klasat, racat, kastat;
– sipas tij gjaku është i barabartë; gjaku i princit është i barabartë me gjakun e shërbëtorit;
– liria është e shenjtë; Kanuni nuk njeh skllevër e bujkrobër; njeh vetëm njerëz të lirë; askush s’guxon me e prekë lirinë e tjetrit;
– nuk njihet urrejtja a përçmimi për popuj ose fe të tjera;
– prona private është e paprekshme; kurrkush s’ka tagër me vu dorë në të;
– nderi e dinjiteti i tjetrit janë të pacenueshëm;
– kultura e pajtimit janë negociatat;
…
Nuk po ndalem te pasaktësi dytësore në mësimdhënien që i bën Evropës njeriu i gjatë, që ulet në zyrën e kryeministrit. Thotë: “Në Kanun thuhet se shtëpia e shqiptarit është shtëpia e Zotit dhe e mikut”. Përkthimi perfekt do të ishte “Shtëpia e Zotit dhe udhëtarit”. Jo, udhëtari nuk është njëjtë me mikun. Udhëtarët janë pa fund. Mik është vetëm ai që të vjen në derë ose që ha bukën tënde.
Prandaj, E. Hoxha e sulmoi për vdekje Kanunin. Jo për “skllavërimin” e gruas, se Kanuni e ngre lart gruan; vetëm prifti e gruaja nuk mund të vriten si qenie më afër Zotit. Nuk e sulmoi për gjakmarrjen; Kanuni e frenon gjakmarrjen. E goditi pikërisht sepse është kushtetutë demokratike, pararendëse e parlamentarizmit të sotëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj