Në një botë që është përplot me dhënie dhe marrje, disa njerëz natyrshëm preferojnë që të japin urdhra, madje nganjëherë kjo është gjithë çfarë ata duan. Nëse edhe si nxënës në klasë keni pasur aftësi për organizim, komunikim dhe keni pasur sukses si urdhërdhënës, më poshtë janë 6 punë që mund t’ju përshtaten në këtë drejtim.
Menaxher i ndërtimit
Çfarë do të bënit: Në këtë pozitë do të drejtoni pjesë të shumta lëvizëse dhe ekipe njerëzish për të mbajtur projektet e ndërtimit në orar dhe nën buxhetin e caktuar. Menaxherët e ndërtimit merren me çështje të mëdha nga arkitektët dhe inxhinierët dhe gjithashtu mbikëqyrin detajet e vogla pasi specialistët dhe punëtorët e përgjithshëm të ndërtimit vënë planet në veprim. Ata përcaktojnë se çfarë duhet bërë kundrejt asaj që është bërë deri në momentin e punimit.
Çfarë ju nevojitet: Një diplomë e shkollës së mesme dhe përvojë disa vjeçare në ndërtim është zakonisht minimum që kërkohet, por disa punëdhënës mund të presin një diplomë bachelor, transmeton KP artikullin e Akademi Pune.
Trajner i korporatës
Çfarë do të bënit: Me këtë punë do ta rritni fuqinë punëtore të një kompanie me shpejtësi në një gamë të gjerë lëndësh. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një sistem kompjuterik të ri apo një proces të ri të burimeve njerëzore, trajnerët e korporatave janë ata që marrin drejtimin për të siguruar që zakonet e vjetruara të jenë ndryshuar në anën e zakoneve të reja dhe më të dobishme.
Çfarë ju nevojitet: Një diplomë ‘bachelor’ dhe disa vite përvojë pune janë zakonisht krejt çfarë duhet. Por, disa punëdhënës mund të presin një nivel më të lartë.
Trajnues i qenve
Çfarë do të bënit: Trajnerët profesionistë të qenve punojnë me qen shërbimi për personat me shikim të kufizuar, ekipet e zbatimit të ligjit, apo qenë të trajnuar për shfaqje të ndryshme. Trajnerët e qenve i përziejnë dashurinë, vullnetin e palëkundur, përsëritjen dhe përdorimin e ushqimeve të nevojshme, në mënyrë që qeni të jetë gati t’i kryej detyrat për çfarë po kërkohet.
Çfarë ju nevojitet: Nuk është e domosdoshëm që trajnuesi i qenve të ketë gradë më të lartë se shkolla e mesme, më shumë punë të fituara përmes praktikave të praktikës. Pak bagazh në psikologji është e dobishme, dhe dashuria për qentë është një kërkesë e domosdoshme.
Planifikues i evenimenteve
Çfarë do të bënit: Dasmat, konferencat dhe mbledhjet e fondeve do të ishin ngjarje dërrmuese pa një planifikues ngjarjesh të përqendruar. Ata sigurohen që çdo ngjarje, pavarësisht sa e madhe apo e vogël, të kalojë pa ndonjë problem të madh. Pjesa më e madhe e kësaj pune bëhet në fazat para ngjarjes, me planifikuesin që organizon detaje dhe delegon detyra. E kur të vijë dita e madhe, planifikuesi kthehet në komandant në terren, duke siguruar që gjithçka të hyjë në vendin e duhur dhe të gjithë ta përfundojnë punën e tyre.
Çfarë ju nevojitet: Një diplomë ‘bachelor’ dhe një përvojë në “industrinë e mikpritjes” janë zakonisht e tëra se çfarë kërkohet.
Instruktor/e i/e fitnesit
Çfarë do të bënit: Duke qenë në këtë profesion jo vetëm që do t’i ndihmoni klientët për t’u treguar se cili është ushtrimi i duhur, por edhe për t’i motivuar ata. Thirrjet e trajnerëve janë me shumë rëndësi për t’i frymëzuar të stërviten ata. Instruktorët janë shembulli i atyre që stërviten.
Çfarë ju nevojitet: Trajnimi formal ndryshon, por duhet të dini sesi funksionon trupi dhe të shmangësh rrezikun e lëndimeve, janë pritshmëritë e zakonshme për këtë profesion. Por punëdhënësit për një punë të tillë duhet të kërkojnë certifikim.
Trajner sportiv
Çfarë do të bënit: Trajnerët duhet të ofrojnë edhe përforcime pozitive, të qeta, të bërtitura të gjalla në mënyrë që ta fitojë përpjekjen e lojtarëve, nëse jo dashurinë. Trajnerët e zakonshëm duan që gjithmonë ekipi i tij të fitojë, por trajneri i mirë ë konsideron fitore kur e sheh që po e rritë performancën e secilit lojtar veç e veç.
Çfarë ju nevojitet: Një diplomë ‘bachelor’ është shpesh minimum se çfarë kërkohet dhe njohuritë enciklopedike të sportit u kërkohen patjetër.
Regjisor
Çfarë do të bënit: Ndonjë shfaqje bëhet, pro kjo nuk mund të bëhet pa një regjisor, që i vendosë të gjitha pjesët në një vend. Ata i mbikëqyrin oraret, pajisjet e kostumeve dhe gjëra të tjera. Pasi shfaqja del në skenë, është detyrë e menaxherit të skenës ta mbikëqyrë çdo aspekt të secilës shfaqje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos