Bëni një gjë ndërsa jeni ulur në guaskën e WC-së: Parandalon infeksionet dhe inflamacionin e fshikëzës urinare
Infeksionet e traktit urinar dhe inflamacioni i fshikëzës ndodhin kur urina qëndron brenda fshikëzës për një kohë të gjatë, gjë që mundëson zhvillimin e shumë baktereve
Vëllimi mesatar i fshikëzës është rreth 800-900 mililitra, dhe shumica prej nesh do të shkojnë në tualet kur fshikëza të dërgojë një “sinjal” se është deri në dy të tretat e mbushur, transmeton Telegrafi.
Doktor Dr Shree Datta , gjinekolog dhe obstetër në një klinikë në Londër, shpjegoi teknikën që do të na ndihmojë të zbrazim fshikëzën tonë dhe të “largojmë” bakteret çdo herë.
“Përdorni teknikën e shkuarjes së dyfishtë në WC. Kjo do të thotë të urinosh, pastaj të ngrihesh dhe të qëndrosh në një pozicion në këmbë për disa sekonda, dhe pastaj të ulesh dhe të provosh të urinosh përsëri. Do t’ju habisë se sa urinë nganjëherë ka mbetur që nuk e keni nxjerrë jashtë, sepse e keni ndërprerë vrushkullin si zakonisht”, tha ajo.
Është shumë e thjeshtë, dhe në afat të gjatë mund të ketë një efekt të shkëlqyeshëm në shëndetin dhe parandalimin e infeksioneve të traktit urinar”, ka thënë mjeku.
Një teknikë tjetër për zbrazjen e duhur të fshikëzës kërkon që ju të uleni në një guaskë, të hapni këmbët të paktën në mënyrë që gjunjët tuaj të mos preken, dhe të përkuleni pak përpara.
Disa gjëra të përditshme që mund të bëni për të parandaluar infeksionet e traktit urinar janë në këtë listë:
▪ Gjithmonë zbrazni fshikëzën plotësisht
▪ Lahuni nga para, mbrapa
▪ Gjithmonë shkoni në tualet pas marrëdhënieve seksuale
▪ Vishni të brendshme pambuku
▪ Pini shumë ujë
▪ Jepini përparësi dushit, jo larjes në vaskë
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit