Biden beson se amerikanëve të thjeshtë nuk ua ndjen fort për Afganistanin. Ose, për të qenë më të saktë, nuk do t’ua ndjejë fort më 2022 (dhe më 2024), kur të zhvillohen zgjedhje në ShBA (kongresuale e presidenciale). Ai dhe njerëzit rreth tij nuk e thonë këtë gjë haptazi, kuptohet. Por, çdo sinjal publik që po lëshojnë ata, tregon qartazi se nuk besojnë se rrëmuja e javëve të fundit në Afganistan do të luajë rol në votimin e amerikanëve të thjeshtë pas një viti apo pas tre vjetëve.
Geoffrey Skelley shkruante në portalin “Five Thirty Eight” se “deri ditën që talibani mbërriti në Kabul, shumica e amerikanëve e mbështesnin vendimin e Bidenit për tërheqjen e trupave nga Afganistani – këtë tregonin sondazhet e zhvilluara gjatë korrikut dhe javët e para të gushtit”.
Në fakt, mesatarja e sondazheve të kryera deri në mes të gushtit tregonte një diferencë prej 30 pikësh mes atyre që donin tërheqjen e menjëhershme të trupave amerikane nga Afganistani dhe atyre që nuk e donin. Por, pas pamjeve dramatike të afganëve që kacavirreshin për të hipur në avionët amerikanë të transportit në Kabul, opinioni publik ka ndryshuar në ShBA. Sipas një sondazhi të fundit të NBC, gjashtë ndër dhjetë amerikanë nuk kanë opinion pozitiv për mënyrën sesi administrata Biden po e menaxhon tërheqjen nga Afganistani. Sipas një sondazhi të fundit të CBS, rreth 44 për qind mendojnë se tërheqja është bërë shumë keq, ndërsa 30 për qind disi keq. Ndërkohë, opinioni pozitiv për punën në përgjithësi të Bidenit ka rënë për herë të parë nën nivelin 50 për qind.
Sidoqoftë, pavarësisht këtyre numrave të sondazheve – dhe kritikave të forta jo vetëm të republikanëve, por edhe të demokratëve të tyre – Biden dhe njerëzit rreth tij nuk duken të shqetësuar. Ja ç’shkruante Axios këto ditë: “Shtëpia e Bardhë po e neglizhon Afganistanin në aktivitetet jashtë Uashingtonit, duke shpresuar që votuesit do të përqendrohen në planet Biden për shpenzime të rritura buxhetore, sidomos në infrastrukturë dhe ndihmë sociale”
Kevin Collins, një strateg politik demokrat, e përmbledh kështu strategjinë elektorale të Bidenit: “Për mirë a për keq, amerikanët e thjeshtë nuk e vrasin shumë mendjen për politikën e jashtme, në qoftë se jeta e qytetarëve amerikanë nuk rrezikohet. Në qoftë se të gjithë amerikanët evakuohen nga Afganistani, numrat në sondazhe pas një viti nuk do të ndikohen nga ç’po ndodh sot në Kabul. Fati i zgjedhjeve më 2022 nuk do të përcaktohet nga Afganistani, por nga ecuria e pandemisë Covid-19 dhe e ekonomisë”.
Është një bast elektoral jo pa rreziqe ky, sidoqoftë. Në qoftë se situata në Afganistan degjeneron keq ose akte terroriste kryhen nga grupe me bazë në Afganistan, një menaxhim i mirë i pandemisë dhe ekonomisë nuk do të mjaftonte për ruajtjen e kuotave të Bidenit në sondazhe dhe ruajtjen e epërsisë demokrate në Kongres.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania